Shqiptarët u vendosin haraç pronarëve të lokaleve në Nju Jork

Një polic i Nju Jork-ut që u kishte ndihmuar disa personave t’i grabisnin pronarët e një restauranti për ‘mbrojtje’ është shpallur fajtor nga gjykata federale e Brooklyn-it nën akuzën për zhvatje, dhe tani po rrezikohet të dënohet me burgim të përjetshëm. Ish-polici shqiptar, Besnik Llakatura, 36 vjeçar, ishte arrestuar në vitin 2013 bashkë me Redinel Dervishaj dhe Denis Nikolla.

Atij do ti shqiptohet dënimi në muajin shkurt të vitit 2016.

Derivshaj dhe Nikolla e kishin kërcënuar një viktimë se nëse ai nuk do të ia jepte këtyre 4,000 dollarë në muaj, këta do ta largonin nga biznesi, raporton lajmi.net.

Ndërsa Llakatura, e kishte luajtur rolin e mikut që brengoset dhe atë të policit, e pastaj e kishte këshilluar viktimën që të ia paguante paratë sepse do të ishte më i sigurt, si dhe e kishte sugjeruar të mos shkonte tek policia.

Llakatura e kishte paralajmëruar viktimën se Dervishaj dhe bashkë-punëtorët e tij do ta lëndonin fizikisht atë nëse ai nuk do të paguante.

“Përgjatë tërë kësaj ngjarje, Llakatura e kishte luajtur rolin e mikut me pronarin e restaurantit, ndërkohë që në mënyrë të fshehtë punonte me Dervishaj dhe Nikolla”, kishin deklaruar gjykatësit.

Por, viktima dikur ishte lodhur nga ajo jetë e kërcënuar dhe kishte vendosur të shkoi në polici.

Gjykatësit kanë deklaruar se viktima kishte paguar më shumë se 24,000 dollarë për më shumë se 5 muaj. /lajmi.net/