Shqisa e Gjashtë

Bie telefoni dhe kemi ndjesinë se e dimë kush po e merr, shohim në ëndërr një aksident dhe ai ndodh një ditë me pas, jemi në një situatë dhe kemi ndjesinë se e kemi jetuar më parë… këto dhe shumë përvoja të tjera “misterioze” i përjetojmë në jetën tonë të përditshme…

Shikimi, dëgjimi, prekja, shija dhe nuhatja, janë shqisat që i njohim mirë por pikëpyetjet e mëdha dalin kur flitet për një shqisë të gjashtë, të cilën disa mohojnë ta kenë, të tjerë thonë se e zotërojnë e të tjerë e cilësojnë si legjendë.

Nëse është e vërtetë që ekziston, ku ndodhet, a mund të zhvillohet, këto dhe shumë pyetje të tjera kanë tashmë një përgjigje.

Shqisa e gjashtë ndodhet në një pjesë të trurit që na ndihmon në zgjidhjet e rëndësishme duke gjetur një rrugë të ndërmjetme ndërmjet arsyes dhe ndjenjës.

Shqisa e 6 -të ekziston dhe ndodhet në tru midis dy hemisferave.

Kjo pjesë e trurit është si një sistem alarmi që na paralajmëron kur do të ndodhe diçka. Gjithçka funksionon si një qark që na jep informacione në mënyrë të tillë që në të arrijmë të mendojmë dhe të veprojmë në varësi të situatës. Ky zbulim është bërë dy vjet më parë nga dy shkencëtarë të Washington University në St. Louis.

Mendohet se intuita ka lidhje me një transmetim të saktë dhe të shpejtë të informacioneve që japin shqisat. Logjika ndodhet në hemisferën e majtë të trurit të njeriut ndërsa në të djathtën impulset dhe ndjenjat. Intuita është një proces që ka nevoje për një proces neutral në të dyja këto pjesë.

Thuhet se femrat janë me intuitive se meshkujt dhe kjo është pjesërisht e vërtetë pasi eksperimentet kanë treguar këtë në testimin e dy individëve të sekseve të kundërt por në moshë të njëjtë.

Kjo shpjegohet me faktin se intuita ndikohet pak më shumë nga hemisfera e djathtë të cilën femrat e kanë më të ndjeshme ndaj fenomeneve të jashtme.

Ne aspektin psikiatrik, argumentimi shkencor i ekzistencës së shqisës së gjashtë mund të sjell shpjegime mbi sjelljet jonormale të disa individëve të cilët deri me sot janë parë dhe trajtuar si të sëmurë mendorë.

Sipas zbulimit të bërë jeta individë anomali në sensin e gjashtë dhe për pasojë vuajnë nga shqetësime mendore, kane halucinacione dhe shumicën e kohës janë në gjendje paniku.

Pjesa e trurit përgjegjëse për shqisën e gjashtë ka qenë dhe më parë objekt studimi pasi nga shumë neurologe mendohej se vetëm aty mund të gjehej dhe jepej një shpjegim i saktë mbi skizofreninë.

Kjo zone midis dy hemisferave përmban neurone të cilat japin sinjale kur truri duhet të marrë vendime tepër të rëndësishme dhe të gjejë ekuilibrin e duhur midis logjikes dhe ndjenjave, pa harruar dhe arsyetime komplekse në situatë të ndryshme.

Duhet thënë se deri tani shqisa e gjashtë konsiderohej më shumë si një aftësi e mbinatyrshme sesa një proces i komplikuar mendor. Në fakt kjo shqise nuk është veçse proces me i shpejte se zakonisht i të menduarit.

Për të vërtetuar diçka të tillë u testuan 100 individë të shëndoshë mendërisht. Ata kishin një kompjuter ku një pikë transformohej në një shigjetë e cila shkonte majtas ose djathtas.

Detyra ishte qe te shtypej një buton sa herë shigjeta merrte një drejtim. Pika behej here pas here blu dhe ne disa raste dilnin dy shigjeta por të testuarit duhet të ndiqnin shigjetën e parë.

Të gjithë gabuan. Në këtë eksperiment kishte një truk, pasi sa here pika ishte blu, dilnin dy shigjeta, por asnjeri nga individët në prove nuk e kishte dalluar këtë detaj.

Me kalimin e kohës të gjithë filluan të përmirësoheshin megjithëse askush prej tyre nuk pohoi se e kishte kuptuar çështjen e pikës blu. Ky përmirësim shpjegohet me anë të shqisës se gjashtë e cila kishte vepruar automatikisht duke ndihmuar kështu reflekset dhe zgjedhjet e të testuarëve.

Skizofrenet janë të tillë pasi vuajnë nga anomali strukturore pikërisht në zonën e shqisës se gjashtë. Personat që kanë shumë të zhvilluar këtë shqisë vuajnë akoma më shumë pasi shohin rrezik edhe aty ku nuk ka duke vepruar në një mënyre të caktuar e cila mund ti dëmtojë fizikisht.

Ky zbulim ka treguar gjithashtu se shqisa e gjashtë mund të ushtrohet dhe fuqizohet me kalimin e kohës.

Nuk mund të mohohet se gjithkujt i ka ndodhur të paktën një herë në jetë që të këtë marrë një vendim të rëndësishëm pa u menduar gjatë, ky veprim ka ardhur në mënyrë intuitive.

Duke eksploruar trurin shume, studiuesit kanë gjetur prova të cilat vërtetojnë se individët kanë në tru aftësi që nuk i njohin.

Pa dijeninë tone, truri mbledh informacione të cilat në një momente të caktuara vijnë në ndihme. Kjo cilësohet si intuitë e krijuar nga përvoja jetësore.

Veprimi i papritur i shqisës se gjashtë, është një faktor i rëndësishëm në mbijetesën e mendjes se njeriut dhe mundësisë për të mundur një kompjuter fale intuitës, parandjenjës ose shqisës se gjashtë, quajeni si të doni, pasi ekzistenca e saj është e pamohueshme….

http://www.explorerunivers.com/