SHSKUK ia ka pezullon pagën Dekanes së Fakultetit të Mjekësisë Prof. Suzana Manxhuka-Kërliu

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar ia ka ndalur pagën Dekanes së Fakultetit të Mjekësisë Prof. Suzana Manxhuka-Kërliu.

Manxhuka-Kërliu është e punësuar edhe si specialiste e patologjisë në Institutet Paraklinike në QKUK. Ajo s’do të vazhdojë të marr pagën nga ky institucion pasi menaxhmenti i SHSKUK-së ia ka ndalë, shkruan Gazeta Shneta.

Gazeta ka siguruar vendimin e pezullimit të pagës së Manxhuka-Kërliut. Vendimi është i arsyetuar me pozitën drejtuese të Dekanes në Fakultetin e Mjekësisë. Sipas këtij vendimi Manxhuka-Kërliu mund të rikthehet në pozitën e saj si specialiste pasi të përfundoj mandatin si Dekane.

Manxhuka-Kërliu është zgjedhur Dekane në vitin 2016.

Por për këtë vendim Manxhuka-Kërliu është ankuar në Komisionin e Ankesave në QKUK.

Avokati i saj Florim Shefqeti në një përgjigje për Gazetën Shneta ka thënë se arsyetimet e ndalesës së pagës nuk janë të qëndrueshme andaj edhe presin që ky vendim të anulohet.

“Ne ju njoftojme qe kemi paraqitur ankese ne Komisionin per Ankesa kunder vendimit per ndalimin e pageses sepse kemi vleresuar qe ky vendim nuk ka mbeshtetje ligjore e as mbeshtetje nga praktika e deri tanishme. Arsyetimet e ndaleses se pageses nuk vleresojme qe jane te qëndrueshme prandaj edhe kemi paraqitur ankese”, ka deklaruar Shefqeti.

Për profesorët e Instituteve Paraklinike të cilët janë të angazhuar në Fakultetin e Mjekësisë dhe disa prej tyre nuk kryejnë shërbime në QKUK ndonëse paguhen, është raportuar edhe disa vite më parë. Këto pagesa të dyfishta ishin mundësuar nga një memorandum i vitit 2006 në mes të MSH-së dhe Ministrisë së Arsimit dhe asaj të Financave.

Ndryshe në Ligjin e ri për Pagat çështja e personelit shëndetësor që punojnë edhe në sistemin arsimor është rregulluar me Nenin 33, paragrafi 2. i cili thotë: Nëpunësja/i e/i sistemit shëndetësor që ushtron detyrën si personel akademik në arsimin universitar, kur këtë e lejon ligji përfiton shtesë në vlerë prej tridhjetë përqind (30%) të pagës bazë për pozitën me orar të plotë të punës në arsimin universitar. /Gazeta Shneta/

The post SHSKUK ia ka pezullon pagën Dekanes së Fakultetit të Mjekësisë Prof. Suzana Manxhuka-Kërliu appeared first on Gazeta Shneta.