Një shtetas i Shqipërisë, i kombësisë rome ka tentuar që të mashtrojë me 50 euro fals një punëtore në një Qendër Tregtare në Pejë.
Ai është ndaluar nga Policia e Kosovës, por më pas është liruar me procedurë të rregullt.
“Viktima femër shqiptare punëtore e një qendre tregtare ka raportuar se i dyshuari mashkull rom shtetas i Shqipërisë ka tentuar që të paguaj me një monedhë 50 euro e dyshuar si falsë”, raporton PK. “Njësiti i hetuesisë ka konfiskuar monedhën e dyshuar. I dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet më tej në raport.