Si do të quhet Partia e Ilir Dedës dhe Mimoza Kusarit?

Pas largimit të Ilir Dedës nga Lëvizja Vetëvendosje, ai ka paralajmëruar se brenda pak muajsh do të formoj një subjekt të ri politik.

Gazeta Blic ka marrë vesh se ai këtë subjekt politik do ta formojë së bashku me kryetaren e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari – Lila.

“Sipas të gjitha gjasave, brenda pak javësh, Ilir Deda, Mimoza Kusari – Lila dhe disa personalitete të jetës publike do ta bëjnë publike partinë e re”, ka thënë ky burim i Gazetës Blic.

Para disa ditësh edhe Mimoza Kusari – Lila kishte deklaruar publikisht se edhe ajo përfundimisht i ka ndarë rrugët me Aleancën Kosova e Re të Behgjet Pacollit.

Ende nuk dihet se kush tjetër do ta përbëjë këtë subjekt të ri, mirëpo tash e sa kohë në opinion po përmendet edhe emrat e Dastid Pallaskës, Lumir Abdixhikut e disa të tjerëve që mund të jenë pjesë e një subjekti të ri politik./Lajmi