Kjo skenë t’i ngjallë kujtimet e finales së Botërorit 2006, ku Zidane kishte goditur me kokë lojtarin e kombëtares italiane me kokë në gjoks.
Thuaj se të njëjtën gjë e ka bërë edhe djali i Zidane, Luca Zidane, në një ndeshje të U-17 ndërmjet Atletico dhe Real.
Pak para përfundimit të lojës, i biri i Zinedin Zidane, doli nga porta dhe u fut në duel me sulmuesin e Atletikos, i cili mbeti i shtrirë në fushë. Pastaj filloj kacafytja ku u përfshin rreth 12 lojtarë.
Në video shihet se si Zidane e kishte goditur kundërshtarin me kokë. Pas kësaj ai u përjashtua nga loja me karton të kuq, sikur dikur i ati i tij. Loja përfundoj 4-0 për Atletikon./gazetaLIRIA/