Si ju monitoron Google në internet?

Në epokën e internetit në të cilën po jetojmë, privatësia është diçka e pamundur. Ju mund të mendoni se është ide e mirë që të mbroni të gjitha të dhënat tuaj në Google Drive – të gjitha fotot, videot dhe dokumentet e rëndësishme – por në fakt nuk jeni vetëm ju që keni qasje tek to. Të dhënat tuaj mund të jenë të sigurt nga të tjerët, por jo nga gjiganti i kërkimit Google.

Google monitoron çdo veprim tuajin në internet dhe di gjithçka rreth jush. Pavarësisht kësaj, ju nuk mund të jetoni pa këtë gjigant të teknologjisë.

Ja disa nga mënyrat me të cilat ju monitoron Google, për të cilat nuk keni qenë në dijeni:

Llogaritë e email-eve
Mesazhet elektronike që dërgoni dhe merrni nëpërmjet llogarisë tuaj Gmail janë të aksesueshëm nga Google. Sistemi i Google-it skanon përmbajtjet e mesazheve elektronike të ruajtur në serverët e kompanisë. Një praktikë e tillë është kritikuar disa herë nga grupe që mbrojnë privatësinë.

Termat e kërkuara
Google di gjithçka që ju kërkoni tek Google Search. Ky është një informacion jashtëzakonisht i vlefshëm – jo vetëm për reklamuesit, por edhe për piratët kibernetikë dhe hajdutët e identitetit. Motori i kërkimit regjistron gjithçka që ju kërkoni.

Uebsajtet e vizituara
Në rast se nuk e dinit, atëherë me lejoni t’ju tregoj se Google ka regjistruar të gjithë uebsajtet që ju keni vizituar. Një gjë e tillë nuk fshihet nga Google.

Pajisja Android
Google mund t’ju përgjojë nëpërmjet pajisjes tuaj Android, dhe di çdo vendndodhje tuajën.

Aplikacionet në ueb
Google ju gjykon nga llojet e aplikacioneve që përdorni, për çfarë arsyesh dhe sa shumë.

Aplikacionet mobile
Ashtu si aplikacionet në ueb, edhe aplikacionet në pajisjet mobile ndihmojnë Google-in të krijojë një profil tuajin në bazë të zgjedhjeve që bëni. Më thjesht, Google ju gjykon nga të gjitha kuptimet.

Llogaritë e rrjeteve sociale
Google kontrollon dhe aktivitetin tuaj në rrjetet sociale – Google+, Facebook, Twitter, gjithçka. Gjigantit të teknologjisë nuk i shpëton asgjë që ju postoni.

Historia e blerjeve në internet
Google ka gjithashtu informacione mbi gjithçka që blini në internet – kjo mjafton që t’ju shfaqë reklama të produkteve të ngjashme tek secili uebsajt që vizitoni.

Ngarkimet dhe shkarkimet
Ju me siguri që përdorni më shumë Google Chrome si shfetues në ueb. Kështu, gjithçka që ngarkoni ose shkarkoni nga Google Chrome ruhet nga Google. /krokodili/