Si reagoi publiku kur DiCaprio mori çmimin “Oscar” (VIDEO)

Leonardo DiCaprio, pas gjashtë nominimeve ka marrë çmimin Oscar për aktorin më të mirë, për performancën e tij në filmin “The Revenant”, me regji të Alejandro G. Iñárritu.

Ai është aktori që më së shumti është përfolur para fillimit të ceremonisë së ndarjes së çmimeve Oscar në Los Angeles, transmeton Klan Kosova.

Kur ai doli në skenë për të pranuar çmimin, u duartrokit shumë nga kolegët e tij, të cilët për ta nderuar u ngritën në këmbë.

Ndiqeni më poshtë videon: