Si ta hiqni qafe ish-in tuaj

Facebook është duke testuar opsionin “Merrni një pushim”, i cili do tu mundësojë përdoruesve fshirjen e postimeve dhe fotove të ish partnerëve, menjëherë pasi në profilin e tij përdoruesi të ketë ndryshuar statusin e marrëdhënies.

Një postim në dhomën e blogjeve të facebook shpjegon se postimet e ish partnerit tuaj do të fshihen nga profili juaj në Facebook dhe emri i tyre nuk do të sugjerohet më automatikisht për ti etiketuar në foto apo mesazhe.

Kjo do të gëzojë pa masë ata përdorues që kërkojnë të limitiojnë aksesin e ish partnerëve të tyre në informacionet mbi jetën dhe aktivitetin e tyre të përditshëm virtual.

Facebook e ka quajtur këtë opsion të ri, “Merrni një pushim”, dhe ai ka filluar tashmë të shfaqet në aparatët celularë në Shtetet eBashkuara.
Feedback-u i marrë deri tani ka qënë pozitiv e ndaj pritet që të shpërndahet ndërkombëtarisht.

Opsioni mund të aksesohet përmes kategorisë “the help centre”-qendra e ndihmës.

“Si ta heqesh qafe”

Opsioni është i thjeshtë. Pasi të keni ndryshuar stausin e marrëdhënies nga “Në një marrëdhënie” në “Single” klikoni në kategorinë “Help Center”- Qendra e Ndihmës.

Aty gjeni opsioni : See less of him/her- Shiko më pak gjëra nga “Ai” ose “Ajo”.

Më pas mund të zgjidhini se çfarë postimesh, foto apo video do të doni të limitioni nga ish-i juaj në mënyrë që ai ose ajo të mos i shohë dhe në fund gjithçka zgjidhet përmes butoni save.

Në dritaren e fundit të opsionit ekziston mundësia që ti bllokoni etiketimet e ardhura nga ish partnerët.

Më shumë privatësi

Tashmë Facebook ofron mjete për të limituar atë se çfarë përdoruesit e tjerë mund të shohin prej tyre. Kjo është e mundur falë opsioneve të privatësisë.

Por ky opsion i ri duket se do të jetë më diskret.

Menaxheri i produkteve pranë kompanisë Facebook, Kelly Winters, shkruan se ky është një nga ato teste opsionesh për ti ardhur në ndihmë njerëzve që mund të jenë duke kaluar momente të vështira në jetët e tyre.

“Ne shpresojmë se ky mjet do të ndihmojë njerëzit ti japin fund marrëdhënieve në Facebook, me komoditet dhe sens të lartë kontrolli“, thotë Winters./Politiko

123