Si ta largojmë erën e keqe të gojës

Si ta largojmë erën e keqe të gojës
Autori: Lajmi.net Lifestyle, Shëndeti 10:32, 26 November 2015

​Era e keqe e gojës, ose Alitosi shfaqet në çfarëdo momenti të jetës sone dhe shkaqet e shfaqjes së saj janë nga më të ndryshme. Por, shkaku kryesor i erës së keqe të gojës është i lidhur ngushtë me problemet e sistemit të tretjes.

Era e keqe e gojës mund të jetë edhe simptomë e diabetit ose e gastridit. Por, në mënyra shumë të thjeshta dhe natyra ju mund ta luftoni këtë veti të keqe.
Karafili
Karafili është alternative më e mirë natyrale. Mjafton të përtypni pak karafil dhe goja do fillojë të ketë aromë më të këndshme.
Erëza bimore
Problem i erës së keqe të gojës është i lidhur ngushtë me sistemin e tretjes, kështuqë është mirë që të konsumoni erëza që ndihmojnë rreth sistemit të tretjes.
Nenexhiku
Një përbërës shumë i efektshëm natyral është edhe nenexhiku. Nenexhiku mund të përgatitet në këtë mnyrë: përzieni një lugë gjelle me nenexhik në një filxhan ujë dhe e zieni për 10 minuta. Lëngun e fituar e konsumoni pas secilit vakt./lajmi.net/