Si të relaksoheni

Katër hapa që ju këshillojnë si ta largoni stresin dhe të relaksoheni.

Hapi 1:

Gjejeni cili është stresi juaj. Bëni një pushim. Për të gjithë stresi është i ndryshëm. Ky hap gjithashtu mund të shkaktojë që të jeni i hapur me veten. Duhet të  marrim një stilolaps dhe letër dhe fizikisht të përcaktojmë se cili është stresi juaj. Duke e shkruar atë, do të kuptoni atë dhe do të keni më shumë mundësi për ta kontrolluar stresin tuaj.

Hapi 2:

Kuptojeni lumturinë tuaj. Të gjithë ne kemi gjëra që na bëjnë me të vërtetë të lumtur. Lumturia juaj është një kënaqësi apo gëzim, i cili shqetësimet e botës i kthen në lumturi. Pyesni veten se çfarë me të vërtetë është lumturia juaj. Pastaj në të njëjtën copë letre ku e keni përcaktuar stresin tuaj, kthejeni atë nga ana tjetër dhe shkruani gjërat që ju bëjnë të lumtur. Ato nuk mund të jenë realiste për shkak të kohës apo kufizimeve monetare, por e gjeni të paktën një gjë që ju mund të bëni gjatë javës që ju detyron që të relaksoheni.

Hapi 3:

Zvogëlojeni komunikimin. Ne jemi të lidhur tërë kohën me njerëz nëpërmjet internetit, telefonit celular, shtëpisë ose nëpërmjet telefonave të punës. Duke qenë të lidhur, krijohet një burim i stresit në atë që nuk ju lejon ju të relaksoheni, të shfryheni ose të largoheni nga pjesa tjetër e botës. Fikeni telefonin celular, fikeni internetin, dhe thjesht jeni të qetë në këtë moment.

Hapi 4:

Zhyteni veten në botën e relaksit. Tani që ju keni përcaktuar atë që me të vërtetë ju bën të lumtur dhe ju largon nga shqetësimet e botës, bëjeni atë!/gazetaexpress/