Sigal Prishtina paralajmëron ndryshime të mëdha

Te Sigal Prishtina janë të vendosur që të ndjekin synimin për kualifikim në raundin e dytë të FIBA Europe Cup.

Por në klubin e kaltër nuk janë të bindur se grupi aktual i lojtarëve e trajnerëve mund të arrijë këtë synim. Për këtë arsye janë paralajmëruar ndryshime të shpejta. Ndryshimet pritet të nisin me lojtarë, por ka gjasë që të vazhdojnë me shtabin teknik.

FIBA Europe Cup po zhvillohet për herë të parë, ndërsa është niveli i tretë i garave evropiane për klube të basketbollit. Për Sigal Prishtinën është po ashtu edicioni i parë i garave evropiane. Prishtina është njoftuar me tri skuadrat kundërshtare të Grupit K të fazës së parë, shkruan sot Koha Ditore.

Në udhëtim është shfaqur shumë dobët. Të martën humbi thellë, 101:84 nga AEK Larnaca në Qipro. Javën e kaluar në Prishtinë e mposhti Astanan e Kazakistanit me rezultatin e ngushtë, 75:73. Ndeshjen e parë e kishte luajtur po ashtu në udhëtim ndaj Energias së Rumanisë dhe kishte humbur thellë, 87:72,(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore).