Sigal Prishtina ka shënuar fitoren e radhës në Ligën Ballkanike.
Skuadra e Sigal Prishtinës ka treguar paraqitje të lartë kundër Kozuvit në kuadër të Ligës Ballkanike, pasi fitoi me rezultat të lartë 75:50.
Vendësit ishin më të mirë nga fillimi e deri në fund, duke treguar kështu se janë favoritet kryesor për titull, pasi në katër ndeshje kanë shënuar 4 fitore në raundin e dytë.
Abukar ishte basketbollisti më i dalluar i KB Prishtinës me 22 pikë, i ndjekur nga Warren me 14 dhe Dardan Berisha e Washburn me nga 10 pikë. /Express