Sindikalistët me protestë do të kundërshtojnë urdhëresat e SHSKUK-së për infermierët

Sindikata e Punëtorëve Shëndetësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës është duke i kundërshtuar urdhëresat e lëshuara nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës dhe QKUK.

Kryesia dhe Këshilli Drejtues i Sindikatës së Punëtorëve Shëndetësor të QKUK-së gjatë mbledhjes së mbajtur sot ka vendosur që më datën 6 tetor 2022 të mbajnë protest para objektit të drejtorisë në QKUK.

“Ftojmë antarësinë dhe të gjithë infermierët, mamitë dhe profesionistët tjerë shëndetësor që të jenë pjesë e protestës për t’a kundërshtuar diskriminimin dhe standarteve të dyfishta në raport me komunitetet tona”, thuhet në komunikatën për media.

Sindikata e Punëtorëve Shëndetësor të QKUK-së gjithashtu ka theksuar se i mbështetë dhe ofron bashkpunimin në secilën iniciativë për reforma dhe përmirësim të cilësisë së shërbimeve, ndërsa kundërshton iniciativat të cilat vetëm se e rrisin barrën e infermierëve, për të cilët thonë se janë skajshmërisht të mbingarkuar me punë.

Sindikata e Punëtorëve Shëndetësor të QKUK-së kërkon që t’i anuloj urdhëresat si në vijim :

Urdhëresën që infermieri të në shkruhet në hyrje / dalje nga dhoma e pacientit, duke e komsideruar si urdhëresë diskrimiuese dhe përdorim të standartit të dyfishtë pasi komunitetet tjera nuk i nënshtrohen kësaj urdhërese.

Urdhëres që infermierët të bëjnë evidentimin e ferkuentimit të palëve civile nëpër klinika të QKUK- së duke e komsideruar urdhëresë e cila nuk bënë pjesë në përshkrimin e detyrave dhe përgjegjësive të infermierit.

Urdhëresa e cila thotë që infermierët e turneve duhet të marrin obligimin e sigurimit me barëra gjatë vikendeve, punë për të cilën infermierët e turneve nuk e kanë obligim dhe as nuk kompenzohen për këtë detyrë.

Urdhëresën e cila e obligon infermierin që t’a ftoj mjekun në rast nevoje, pasi sikurse infermieri, poashtu edhe mjeku janë subjekete që i nënshtrohen obligimeve kontraktuale, ndërsa secila klinike tashmë ka mjekët e tyre kudjestar, ndërsa si të tillë as infermieri e as mjeku nuk do duhej të ketë nevojë për ftesë, pasi do duhej që të ishin në vendet e tyre të punës duke mos pasur nevojë për ftesa.

ShSPSh në vazhdimsi i ka kundërshtuar këto vendime duke i quajtur diskriminuese. /Gazeta Shneta/

Sindikata e QKUK-së kërkon anulimin e urdhëresës që infermieri të thërrasë mjekun: Ai duhet të qëndrojë në repart

The post Sindikalistët me protestë do të kundërshtojnë urdhëresat e SHSKUK-së për infermierët appeared first on Gazeta Shneta.

Generated by Feedzy