Tri ekipi të sulmuesve janë përfshirë në sulmet në Paris, në të cilat mbetën të vdekur 129 persona dhe më shumë 350 të tjerë janë plagosur. Lajmi u dha nga Prokurori i Parisit.
“Na mbetet të zbulojnë se nga erdhën ata dhe si u financuan”, tha Francois Molins.
Ai tha se sulmuesit ishin vrarë dhe që të gjithë ishin të armatosur rëndë dhe me veshje me eksplozivë.
Sulmet e së premtes përfshijnë atë në sallën e koncertit, afër stadiumit dhe në restorante dhe bare.
Molins tha se arrestimi i tre personave në Belgjikë ditën e shtunë ka lidhje me sulmuesit.
Arrestimet janë njoftuar edhe nga kryeministri belg, Charles Michel, që ka deklaruar se një prej tyre kishte qenë në Paris të premten mbrëma.
Në vijim të deklaratës së tij, prokurori Molins ka pohuar se një nga atentatorët e vdekur ishte identifikuar si një 30-vjeçar francez me rekorde kriminale, por që nuk kishte qenë kurrë i dënuar me burgim.
Ai ka shtuar se, të 7 militantët përdorën armë automatike të tipit Kallashnikov dhe të njëjtin lloj eksplozivi në jelekët që mbanin veshur.
Ndërkohë, në raportime të tjera të mediave online bëhet e ditur se një nga kamikazët synonte të hynte dhe të hidhej në erë në stadiumin e Parisit ku po zhvillohej ndeshja Francë-Gjermani. express.