S’ka më VAN: Ky është kushti i Vetëvendosje për AAK-në dhe Nismën

Tre liderët e opozitës, ai i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe ai i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, sot janë takuar edhe njëherë për të parë mundësinë nëse do të mund të gjejnë një zgjidhje për të vazhduar edhe më tej opozita.

Burime nga opozita kanë bëtë të ditur për zeri.info se ata nuk kanë arritur të gjejnë një zgjidhje. Po ashtu, këto burime kanë treguar se Lëvizja Vetëvendosje është ajo që nuk ka pranuar që të bëhet një kompromis. Vetëvendosje ka kushtëzuar AAK-në dhe Nismën që të hyjnë në Alternativen e tyre ose ndryshe nuk do të ketë marrëveshje në mes opozitës për kundërshtimin e qeverisë. /Zëri/