Skandal/ “Do të kthehem në Kosovë, ata janë zemra e Serbisë”! Tenisti i njohur vazhdon me provokimet, Novak Djokovic është për…mëshirë

Novak Djokovic ka vazhduar me deklaratat skandaloze kundër Kosovës, që e shohin ende si pjesë të Serbisë. Në një intervistë të fundit, tenisti i njohur ka paralajmëruar kthimin e tij në Kosovë, teksa i referohet në mënyrë skandaloze si “Kosova dhe Metohija”. Ky është një term i përdorur më parë nga akadamia serbe e arteve dhe shkencës, por u fut në përdorim të gjerë në popull në kohën e diktatorit dhe kriminelit, Sllobodan Milloshevic.

“Do të shkoj në Kosovë dhe Metohi me gruan time, do të pagëzojmë fëmijët tanë. E di që kjo temë është shumë e ndjeshme, konflikti është ende i pranishëm atje, jo i armatosur, por ka tensione. Nuk dua të merrem me politikë, por për çdo serb, Kosova dhe Metohia janë në zemër, në qendër të kulturës, indetitetit tonë, traditës dhe fesë”, tha Novak. /Sport Ekspres/