Skandalet me derivate në Komunën e Malishevës

Komuna e Malishevës për vitin 2014 ka shpenzuar 89,126 euro nga buxheti i saj për derivate. Auditori i Përgjithshëm ka gjetur se me derivate janë furnizuar automjete të panjohura por ka edhe automjete që marrin derivate dhe nuk janë në regjistrin e Komunës. Kurse, ato të komunës marrin derivate dhe nuk i arsyetojnë shumicën e udhëtimeve. Një rast ishte edhe mosarsyetimi i një zyrtari që shkoi në Durrës me shpenzime të komunës.

Gjatë kësaj periudhe sipas raportittë Zyres së Auditorit të Përgjithshëm, kjo komunë ka shpenzuar një sasi të derivateve64,768 litra, përfshirë këtu edhe 6,004 litra për automjetet private të drejtorëve të kësaj komune.

Në vitin 2014 nga automjetetzyrtare, të cilat 10 janë nëshfrytëzim nga administrata e komunës, 8 nga QKMF dhe 5automjete të zjarrëfikësve ishin shpenzuar 31,086 litra derivate, ndërsa nga ato private ishin shpenzuar 6,004 litra derivate, pasi në mungesë të veturave zyrtare, drejtorët e kësaj komune shfrytëzojnë veturat private.

Sipas raportit të ZAP, Komuna e Malishevës përballet me disa parregullsi sa i përket shpenzimeve për derivate, duke theksuar se kjo komunë nuk ka arritur të krijojë një kontrolltë brendshëm dhe strukturë organizative adekuate dhe efektive për të siguruar që derivatet menaxhohen nëharmoni me objektivat e komunës dhe n ë pajtim mekërkesat legjislative. Në raport thuhet se në këtë komunë nuk ekziston një zyrtar që do të ishte i ngarkuar me udhëheqjen e njësisë së transportit pasi automjetet zyrtare përdoren, si brenda, ashtu edhe jashtë vendit, pa parashtrim të kërkesës dhe arsyetimin e nevojës për udhëtim dhe aprovimin nga eprori relevant.

Automjetet zyrtare përdoren nga nëpunësit civil që nuk kanë pozitën evozitësit, pa plotësimin e formularit të paraparë me UA dhe pa mbajtur evidencë sistematike, si dhe nuk hartohenraporte mujore të shpenzimeve për të gjitha automjetet dukepërfshirë raportin për secilin automjet veç e veç.

Raporti i ZAP-it ka vënë në pah edhe disa parregullsi të tjera të cilat çojnë në shpenzim të tepërt të buxhetit të Komunës së Malishevës për derivate. Këto pa rregullsi përfshihen mungesa e dokumentimit për qëllimin e udhëtimeve zyrtare, distancën e kaluar dhe derivatet e shpenzuara me automjetet p rivate.

“Në 13 raste nuk dihet numri i tabelave të automjetit tëdrejtorëve të furnizuar me derivate (560 litra). Përveçautomjeteve private,drejtorët shpesh kanë shfrytëzuar edhe automjetet zyrtare edhe pse kishin përfituar nga 50 litra në muaj, për veturat private. Nga rishikimi i 20 rasteve nga çdo libër-udhëtim i automjeteve zyrtare të administratës së komunës është identifikuar se për dy automjete zyrtare nukekzistojnë evidencat e udhëtimeve edhe pse derivatet eshpenzuara nga këto dy automjete në vitin 2014 ishin 1,918 litra. Gjithashtu, janë identifikuar 5 raste të mungesës së dokumentimit të distancës së kaluar (3,489km).Në 36 raste të identifikuara mungonte përshkrimi i qëllimit të udhëtimit. Në37 raste mungonin nënshkrimet e përdoruesve tëautomjeteve. Një rast ishe udhëtim në Durrës (518km); Në shumë raste mungon data e udhëtimit dhe kemi identifikuar dy raste kur distanca e kaluar është e pakuptimtë dhe nuk ekzist on ndonjë arsyetim. Një rast është distanca 319km në relacionin Malishevë – Prizren -Malishevë dhe një destinacion i panjohur për servisim të automjetit në distancë 208km”, thuhet në raport.

Rishikimi ZAP-it ka identifikuar që komuna nuk ka emëruar zyrtarë të autorizuar për furnizim me derivate por furnizimi bëhet spontanisht nga përdoruesit e automjeteve. Numri ipersonave që kanë kryer furnizimet në vitin 2014 ishte 135.

Në anën tjetër, komuna nuk kryen harmonizime të rregulltadhe efektive ndërmjet të dhënave të brendshme të saj dhetë dhënave të ofruara nga operatori. Një harmonizim i tillë kryhet vetëm për automjetet e QKMF-së 8.

“Në 108 raste ne kemi gjetur që me derivate ishin furnizuar automjete të panjohura. Në 51 nga këto raste(4,362litra)automjetet e furnizuara nuk ishin të regjistruara në regjistrinzyrtar të komunës. Në 57 nga këto raste (5,657litra) nukishin regjistruar numrat e tabelave të automjeteve aposhpenzimi i derivateve nuk ishte dokumentuar. Sipaskomunës, një pjesë e këtyre kanë ndodhur për shkak të gabimeve teknike në regjistrimin e të dhënave, thuhet në raportin e Auditorit.

Po ashtu, në vitin 2014, Komuna e Malishevës ka përkrahur disa klube sportive dhe OJQ me 2,100 litra derivate për automjete dhe nxemje./kp