Skandalet nuk kanë të ndalur në shtëpinë më të madhe të futbollit në botë, FIFA.
Arrestime të reja në Zvicër në rastin ‘FIFA Gate’, pasi autoritet kanë kryer disa arrestime të reja në orët e hershme të ditës së sotme, në lidhje me skandalet e korrupcionit.
Ndër të arrestuarit janë edhe presidentët e CONMEBOL’it dhe CONCACAFit.
Ata janë arrestuar nën akuzat për vjedhje, pastrim të parave dhe mashtrim dhe në total deri me tani janë arrestuar 7 persona nga FBI.
Gazeta amerikane New York Times ishte e para që ka raportuar për këto arrestime, për shkak të korrupsionit të tyre, ku në mesin e të akuzuarve është edhe Sepp Blatter.