Skandali i mashtrimit me ilaçe, Prokuroria: Shërbim prove për 6 të akuzuarit, 2 vite burg për Fatbardh Budo

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar dënimet përkatëse për shtatë persona të përfshirë në skemën mashtruese të ilaçeve, e njohur ndryshe si “Farmacia 1”, që u zbulua qershorin e vitit të shkuar.

Ja dënimet që kërkon prokuria në pretencën e saj

1.Deklarimin fajtor të të pandehurit Hysni Roci për veprën penale të “mashtrimit” të kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë parashikuar nga neni 143/2 i K.Penal dhe dënimin e tij me 6 vjet burgim.

2.Deklarimin fajtor të të pandehurit Pjerin Xhuvani për veprën penale të  “Shpërdorimit të detyrës”  të kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248/25 i K.Penal dhe dënimin e tij me 4 vjet e 6 muaj burgim. Ne baze të nenit 35 te K.Penal t’i hiqet e drejta për të ushtruar  funksione publike për një periudhe prej tre vitesh.

3.Deklarimin fajtor të të pandehurës Edlira Mara për veprën penale të  “Shpërdorimit të detyrës” të kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248/25 i K.penal dhe dënimin e saj me 3 vjet burg. Deklarimin fajtor të të pandehurës Edlira Mara për veprën penale të “Falsifikimit të dokumenteve”, parashikuar nga neni 186/3/25 te K.Penal dhe dënimin e saj me 2 vjet burg. Në bashkim të dënimeve, në bazë të nenit 55 te K.Penal, dënimin e të pandehurës Edlira Mara përfundimisht me 5 vjet burgim. Në bazë të nenit 35 të K.Penal, t’i hiqet e drejta për të ushtruar  funksione publike për një periudhe prej tre vjetësh.

4.Deklarimin fajtor të të pandehurës Frida Lamce për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimit të dokumentit”, parashikuar nga neni 186/3,25 i K.Penal dhe dënimin e saj me 1 vit e 9 muaj burgim. Në zbatim të Nenit 59 të K.Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim për pjesën e mbetur duke e vënë të pandehurin në provë për një periudhë kohe prej 18 muajsh. Ne baze te nenit 35 te K.Penal, t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 1 viti.

5.Deklarimin fajtor të të pandehurit Fatbardh Budo për veprën penale të “Falsifikimit të dokumenteve”, parashikuar nga neni 186/3, 25 i K.Penal dhe dënimin e tij me 2 vjet burgim.

6.Deklarimin fajtor të të pandehurës Mimoza Tufi për veprën penale të  “mashtrimit” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 143/2 i K.penal dhe dënimin e saj me tre vjet burgim. Në zbatim të Nenit 59 te K.Penal pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim duke e vënë të pandehurin në prove për një periudhë kohe prej 18 muajsh.

Në zbatimi te nenit 39 të K.Penal t’i hiqet e drejta për të ushtruar profesionin e drejtuesit teknik për një periudhe kohe prej 1 viti.

7.Deklarimin fajtor të të pandehurit Arens Spahiu për veprën penale të  “mashtrimit” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 143/2 i K.penal dhe dënimin e tij me tre vjet burgim. Në zbatim të Nenit 59 të K.Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim duke e vënë të pandehurin në provë për një periudhë kohe prej 18 muajsh.

Në zbatimi të nenit 39 të K.Penal, t’i hiqet e drejta për të ushtruar profesionin e drejtuesit teknik për një periudhe kohe prej 1 viti.