Skandaloze: Keqpërdorimet astronomike me avio bileta

Kuvendi i Kosovës po i paguan kompanisë “As Travel Club”, shuma të mëdha parash për ofrim të shërbimeve ajrore, ndonëse kompania në fjalë në tenderin për avio-bileta kishte aplikuar me çmime minimale.

Shuma të konsiderueshme të mjeteve të buxhetit të shtetit po keqpërdoren nga zyrtarë të papërgjegjshëm të prokurimit, të cilët nuk po monitorojnë kontratat me operatoret ekonomik që i kanë përzgjedhur ato.

Kompania “As Travel Club”, e cila është pjesë e konsurciumit “Altavia Travel” & As Travel Club”, e që nga Agjencia Qendrore e Prokurimit (AQP) është shpallur fituese e tenderit 5 milionësh për furnizim me avio-bileta për disa Institucione të Republikës së Kosovës.

Në bazë të procesverbalit të hapjes së ofertave shihet qartë se kompania në fjalë një avio-bileta institucioneve ua ka ofruar kundrejt një fitimi prej 1,27 euro, por në bazë të dëshmive të siguruara shihet se kompania në fjalë ka përfituar qindra herë më shumë se është paraparë me kontratë.

Fitoi 378 herë më shumë

Në bazë të dëshmive të siguruara shihet se më 30 shtator të këtij vitiKuvendi Kosovës i kishte paguar Avni Bytyqit avio-biletë me çmim prej 1247 euro. Mirëpo, nga kjo shumë shihet se çmimi avio-biletës në fjalë në sistemin “Amadeus” ka qenë 766 euro, e ku shihet se nga kjo bileta kompania në fjalë ika fituar hiç më pakë se 481 euro.

Nëse i referohemi tenderit të fundit, të Agjencisë Qendrore të Prokurimit shihet se kompania “As Travel Club” është dashur të realizoj fitim prej 1,27 euro, e jo 481 euro. Në bazë të një kalkulimi të thjeshtë del se kompania në fjalë ka fituar 378 herë më shumë se sa është e paraparë më kontratë.

240 euro fitim në biletën e Enver Hoxhaj

Gjithnjë duke u bazuar në dokumentet e siguruara shihet se më 6 maj të këtij viti Kuvendi Kosovës ka paguar një biletë prej 467 euro për deputetin Enver Hoxhaj.

Por, në të njëjtën ditë bazuar në të dhënat e siguruara nga “Amadeus” shihet se çmimi i biletës atë ditë ka qenë227 euro, ku në këtë rast kompanie kontraktuese e Kuvendit të Kosovës “As Travel Club” ka aplikuar një fitim prej 240 euro e 75 cent. Nëse bëjmë një përllogaritje me çmimin e fundit që ka marrë tenderin kjo kompani nga Agjencia Qendrore e Prokurimit, shihet shumë qartë se edhe në këtë rast kompania në fjalë ka faturuar fitimin 195 herë më shumë se sa ka ofertuar vetë.

Po ashtu, edhe në një biletë tjetër që Kuvendi Kosovës e ka blerë për deputetin Hoxhaj më 23 korrik të këtij viti shihet se fitimi i kompanisë “As Travel Club”,që ia ka shitur atë është llogariturhiç më pakë se 184 euro e 19 cent.

Nga rreth 63 bileta të siguruara nga gazeta, del se fitimi mesatar i kompanisë “As Travel Club”, për një biletë të shitur është 103 euro e 69 cent, apo rreth 81 herë më shumë se sa çmimi që kjo kompani e ka ofruar në tenderin për avio-bileta të Agjencisë Qendrore të Prokurimit, pjesë e të cilit është edhe Kuvendi i Kosovës.Expres.