SKANDALOZE : Sekretari i FFK-së, të mos ekzagjërohet rasti i Drenasit

Pas skandalit në fushën e Ferronikelit, ku ndodhën gjëra të pahijshme për futbollin e Kosovës ku persona të caktuar në fushën e futbollit në qytetin e Drenasit rrahën futbollistët e KF Gjilanit, në mesin e tyre njëri nga ta Betim Haxhimusa të cili ju thye dora.

Gjatë emisioni në Klan Kosova Sports Show, në komentin për këtë rast Sekretari i FFK-së, duke kritikuar mediat dhe persona të caktuar të cilët sipas tij shkruajnë për Federatën e Futbollit dhe Fadil Vokrrin, e të cilët janë jo kompetentë dhe të turpshëm pohoi për skandalin në Drenas, se duhet të mos ekzagjërohet rasti pasi që si i tillë është i pari dhe nuk ka ndodhur më herët.

Nga pamjet që ne si Gazetë kemi transmetuar, shihet lojtari i KF Gjilanit, Betim Haxhimusa i cili deklaron që është i lumtur që i shpëtoi vdekjes nga individë të caktuar në fushën e Ferronikelit në Drenas, ndërkaq ai i është nënshtruar edhe një operacioni në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.  /. Gazeta Liria.