Skandaloze: Studentët që protestuan kundër politizimit të Universitetit dënohen nga gjykata

Studentët protestues të Universitetit të Gjakovës, kanë pranuar një aktvendim nga gjykata themelore në Gjakovë me anë të të cilit i bëhet e ditur që janë dënuar me gjobë në shumë vec e vec nga 100 euro për shkak që kërkuan lejimin e afatit të provimeve në afatin e nëntorit dhe depolitizimin e universitetit.

Në aktvendimin e gjykatës thuhet se studentët u dënuan duke marrë parasysh dëshmitë e dëshmitarëve dhe në bazë të saj, “Gjykata me rastin e marrjes së Vendimit mbi denim pat parasysh peshen e kundërvajtjes , rrezikshmerin shoqërore te sajë, shkallen e përgjegjësisë e të pandehurave vec e vec, si rrehanë lehtësuese  mos denueshmerin e tyre me parë sjelljen e mirë pranë Gjykate dhe ua shqiptum denimet si ne dispozitiv  të këtij aktvendimi  me bindje se denimet e shqiptuara do të ken ndikim pozitiv  ndaj tyre qe të mos perserisin  kundërvajtjen.

Studentët e dënuar nga gjykata janë :

Miranda Lushaj – Kryetare e Parlamentit Studentor të Universiteti të Gjakovës, Ardit Halilaj, Arjan Hoxhaj, Dugagjin Gacaj dhe Leomir Smajli.

Gjykata në bazë të aktvendimit i bënë përgjegjës studentët për prishjen e rendit dhe qetësisë publike në oborr të universitetit.

Duhet thekësuar se me ligjin mbi arsimin e lartë neni 13, pika 3, pika 4, nuk lejohet prezenca e organeve të rendit publik dhe studentëve u garantohet e drejta e lirisë akademike, ndërkaq neni 31, pika 4.1, 4.2, 4.3 u garanton studentëve iirinë e fjalës, të organizimit e të tubimit.

Pos vendimit të pakuptimt, në këtë aktvendim vërehet lehtë një mal i gabimeve drejtshkrimore të gjygjtarit përgjegjës./ Gazeta Liria

2

1

12309055_1678407055738923_1887545041_n