Skenderbeu mendon per tifozët

Për të gjithë ata që deshirojnë të mbështesin klubin ne transfertën e datës 26 Nëntor ne Turqi ndaj Beshiktash ju bëjmë me dije se klubi ne bashkëpunim me tifozët kanë bërë te mundur një paketë udhetimi e cila kushton 80 Euro.

Në çmim përfshihet udhëtimi vajtje-ardhje me autobuz, Korçë-Stamboll-Korçe dhe hoteli për një natë ne Stamboll.Bileta e stadiumit do te mundësohet nga klubi falas për të gjithë ata që do udhëtojnë me grupimin.

Të gjithë të interesuarit mund te kontaktojnë në numrin +355 69 402 2666 ose mund të paraqiten në zyrat e klubit pranë stadiumit “Skënderbeu”.Prenotimet e udhetimit do te mbyllen ditën e hënë ne mbrëmje.

Faleminderit për mirkuptimin !