Skënderbeu ngjitet në renditjen e UEFA-së

Skuadra e Skënderbeut e ka përmirësuar pozitën e saj në renditjen e UEFA-së.

Skënderbeu është ngritur për 52 pozita më lartë në renditjen e re javore të publikuar nga UEFA.

Korçarët janë ngjitur nga pozicioni i 242 në atë të 190, transmeton Panorama Sport.

Kampioni i Shqipërisë e deklasoi Sporting Lisbonën në ndeshjen e fundit në Europa Ligë, duke e mposhtur 3:0. /lajmi.net/