Skuadra e madhe angleze e kërkon Ergys Kaçen

Chelsea e kërkon Kaçen

Disa klube nga Liga Premier dhe nga Serie A janë duke negociuar me PAOK-un për transferimin e mesfushorit Ergys Kaçe.

22-vjeçari emigroi në Greqi që në fëmijëri dhe pati mundësi të zgjidhte mes dy përfaqësueseve, ndërsa ai vendosi të luante për Kombëtaren e tij, ku debutoi në vitin 2011 me ekipin e Shqipërisë U-21.

Agjencia që e përfaqëson shqiptarin ka konfirmuar se disa klube evropiane janë të interesuara për shërbimet e lojtarit që ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhuruar shtatë asistime gjatë kohës që po luan te PAOK-u.

Në listën e këtyre klubeve përmendet edhe emri i Chelseat. Klubi anglez dëshiron ta blejë dhe ta huazojë te skuadra holandeze, Vitesse Arnhem, ku do ta gjente Milot Rashicën.

Kontrata aktuale e Kaçes me klubin grek është valide deri në vitin 2017, ndërsa klauzola për prishjen e kësaj kontrate është tre milionë euro