Sonte krejt Prishtina n’shesh, për finalen e Ligës Ballkanike

Tifozët prishtinas, ‘Plisat’, të mërkurën mbrëma do të mblidhen në sheshin “Zahir Pajaziti”, për ta përcjellë ndeshjen e dytë finale të Ligës Ballkanike ndërmjet Mornarit dhe Sigal Prishtinës, e cila fillon në orën 20:00.

‘Plisat’ kanë paralajmëruar atmosferë fantastike në shesh, duke i ftuar të gjithë që të dalin dhe ta mbështesin klubin e zemrës, i cili mund ta mbrojë titullin e kampionit në BIBL.

Ata besojnë se Bardhekaltrit do të shpallen kampionë, pasi e fituan ndeshjen e parë me ekipin malazez në kryeqytet të martën e kaluar.

Madje, ‘Plisat’ do t’i presin kampionët, në rast se shpallen të tillë, deri në orët e vona të mbrëmjes, ose deri në orët e hershme të mëngjesit, për të festuar bashkërisht në kryeqytetin e Kosovës.

“Te Merkuren krejt Plisat ne sheshin Zahir Pajaziti prej ores 19:00 finalja e madhe e liges ballkanike, e presim kupen ne Prishtinë”, kanë shkruar ‘Plisat’.