Sot seanca, a do të jetë e pranishme opozita

Kuvendi edhe sot mban seancë, pa opozitën.

24 March 2016 Kuvendi i Kosovës do të zhvillojë seancën e radhës ku në rend dite janë caktuar dhjetë pika për t’u diskutuar.

Edhe sot, pjesëmarrës nuk do jenë deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), të cilët tashmë kanë marrë vendim për braktisje të Kuvendit.

Në mesin e pikave të rendit të ditës do të jetë edhe përzgjedhja e anëtarëve të Organit Shqyrtues të Prokurorimit Publik (OSHP), gjë e cila dështoi në seancën e kaluar, pasi që deputetë të LDK-së, nuk votuan propozimet për anëtarë të bordit të OSHP-së. /Lajmi.net/