Sot vranët në Maqedoni, të martën borë në male

Moti në Maqedoni sot do të jetë i ndryshueshëm i vranët me shira të kohëpaskohshme lokale dhe vetëtima të rralla. Temperatura do të sillet prej 13 deri 24 gradë.

Në Shkup do të mbajë mot i vranët me shi të kohëpaskohshëm, ndërsa temperatura do të arrijë 21 gradë Celsius.

Mot i njëjtë do të mbajë deri të martën, kur do të jetë më freskët me erë më të fuqishme nga veriu, ndërsa reshjet e shiut në male do të kalojnë në reshje bore. Nga e mërkura do të ketë mot më stabil dhe rritje të temperaturave.