Sot zhvillohet ndeshja Kosovë – Shqipëri

Sot do të zhvillohet ndeshja e shumëpritur ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Pritjes së gjatë të tifozëve që të shohin një ndeshje miqësore ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë i ka ardhur fundi, pasi sot ajo do të luhet në stadiumin e Prishtinës nga ora 14:00.

Të dy skuadrat tashmë janë gati për këtë takim dhe në radhët e tyre kanë ftuar lojtarët më të mirë, për të zhvilluar ndeshjen e parë ndërmjet tyre, që kur Kosova mori të drejtën për të zhvilluar ndeshje miqësore.

E veçanta e këtij takimi do të jetë se, Shqipëria në këtë ndeshje do të luaj si Kombëtare e kualifikuar në Euro 2016, për herë të parë në histori të saj,

Në anën tjetër, kjo ndeshje pavarësisht se është festive, për Kosovën do të jetë testi më i madh, pasi kjo është edhe ndeshja më e rëndësishme që ka zhvilluar deri me tani.

Ashtu edhe siç e meritojnë, stadiumi në Prishtinë pritet të jetë i stërmbushur me tifozë, të cilët do të përkrahin dy Kombëtaret tona. /Express/