Trajneri i verdhekuqve beson te mrekullia në 1/8-t e finaleve Champions League Spalletti tregon dashurinë për ekipin: “Para Romës vë vetëm familjen time” 57-vjeçari tregon: “Jam rikthyer te kjo skuadër për të përfunduar atë që nisa”
“Bashkëshortja ime Tamara, fëmijët e mi dhe Roma, janë dashuritë që do të mbaj gjithmonë me vete në zemër. Para Romës unë vë vetëm familjen time.” Luciano Spalletti hap zemrën një ditë para 57 vjetorit të lindjes. Trajneri i Romës thotë: “Jam rikthyer për të vazhduar atë që kisha nisur. Doja të shihja nëse ajo që mendoja ishte e vërtetë.
Mendoj se kjo skuadër mund të rikthejë edhe një herë entuziazmin te tifozët.” Luciano Spalleti nuk e fsheh dashurinë për klubin e Romës Ndërkohë, të martën Roma do të luajë ndaj Real Madrid për ndeshjen e kthimit për 1/8-t e finaleve të Champions League. Në vitin 2008, Roma eliminoi Realin. Spalletti lëshon sfidën: “Nëse i bën gjëra mirë, çdo skuadër në botë mund të mposhtet. Ai Real u detyrua të përballet me një Romë ëndrrash. Urojmë ta përsërisim suksesin. Mund ta mposhtim Realin.” Luciano Spalleti flet me respekt për Francesco Totti Trajneri i Roma ka folur edhe për Francesco Totti. “Ai është historia e Romës. Futbollisti më i mirë italian pas luftës së dytë botëror. Unë nga Totti kam mësuar shumë gjëra, që më pas i kam zbatuar si ushtrime në stërvitje dhe kjo ka sjellë gola për skuadrat që kam drejtuar edhe pse Totti nuk ka qenë në fushën e lojës. Shpresoj që ai të mbyllë karrierën ashtu si ia do zemra. Personalisht jam në vështirësi sepse unë e njoh Tottin si njeri kampion, ndërsa ju e njihni vetëm si futbollist kampion,” – përfundoi Spalleti./telesport.al/