Ish-kryetari i komunës së Gjilanit përmes një postimi në facebook ka treguar për sqarimet që pati me trupin gjykues të rastit.
Ky është postimi i plotë i Mustafës:
Deshmia ime ne rastin gjyqesor MTPT
U SQARUAM ME PROKURORIN DHE TRUPIN GJYKUES.
Jam i lumtur qe syrin e kam pase perhere te ngopur. Nuk i kam lakmue asnjehere parase e aq me pak parase se publikut te varfer te vendit tim.
E tera qe diskutuam dje e sot (nga 4 ore ne dite) me prokurorin nderkombetar para trupit gjyqesor, kishte te bente me nje mori sms qe une i kam shkembye gjate kohes sa isha kryetar, me mikun dhe afaristin tone ne parti z. Mehmet Shkodren (tashme i ndjere).
E degjova ne radio 21 nje deformim te madh te se vertetes rreth fjales “ryshfet” qe une e kam perdore ne nje sms.
I ndjeri Shkodra me pat thene “…pasi qe nuk po me jepni pune do ti publikoj te gjitha …”. Ne pyetjen time “Çka eshte ajo qe do te publikosh Mehmet”?, ai eshte pergjigjur “I din X personi te gjitha”. Ky “X” personi ishte dhe eshte ne kryesi te deges se PDK ne Gjilan. Une pastaj e kam pyetur afersisht “A eshte fjala qe te ka lype dikush ryshfet apo qysh?”
Nuk e kam mohuar asnje komunikim me sms para trupit gjykues por kam thene “sms-te e veçante nuk i mbaj mend sepse kane qene me mijera dhe po flasim per vitin 2009, pra, para 7 vitesh por, permbajtjen e komunikimit me secilin e kam mbajte mend”. Pra, nuk kam mohue asgje nga sms-te sepse nuk kam pase dhe nuk kam probleme me ligjin asnjehere.
Jam i kenaqur qe deshmia ime per te verteten nuk e lendon askend dhe nuk pikepreket me asnje akt devijant. Ne punen time per 6 vite ne komune nuk eshte abuzue me asnje cent per nevoja personale te dikujt ne qeverisje apo te nje pale te trete. Eshte kenaqesi e veçante kur e din qe me Zotin dhe me ligjin nuk ke probleme.
Krejte kjo ishte per sqarim para frends-ave te mi dhe para publikut te vendit tone.
Ju uroj te gjitheve nate te qete.