Statistikat: Ronaldo – Messi

Kampionati spanjoll i futbollit mund të cilësohet fare mirë edhe kampionati i Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit.
Që nga mbërritja e Cristiano Ronaldos në Madrid në vitin 2009, yjet e futbollit botëror janë kthyer në imazhet e Realit dhe Barcelonës në La Liga duke krijuar një rivalitet të fortë mes tyre, ku mbizotëron ekuilibri dhe këtë e tregojnë fare qartë statistikat e regjistruara.

Gjatë këtyre 6 sezoneve, Ronaldo ka zhvilluar 211 ndeshje në kampionatin spanjoll kundrejt 212 të Messit, që po t’i përkthejmë në minuta rezulton 17 866 minuta aktivizim për argjentinasin e 18072 për luzitanin.

Ekuilibri mbizotëron edhe sa i përket numrit të golave të shënuar, me 235 të Messit kundrejt 233 të Ronaldos.

Diferencat në statistikat personale të këtyre dy lojtarëve qëndrojnë te penalltitë dhe pasimet për gol.

Cristiano Ronaldo është dominues në gjuajtjet nga pika e bardhë, me 52 të tilla kundrejt 36 të Messit, ndërsa argjentinasi është dominues në numrin e pasimeve të fundit për gol, 87 kundër 67 të Ronaldos.

Ronaldo dominon edhe në një aspekt tjetër, lojën në ajër, me 36 gjuajtje me kokë kundrejt 11 të Messit si dhe në gjuajtjet totale me 1479 për Ronaldo dhe vetëm 1057 për Messin. /Express/