“Sterling, e kishe seriozisht kur e quajte me të shpejtin në botë?”! Legjenda flet në Angli: Shqipëria e pret, po ua them unë Armando Brojën e vërtet

Ian Wright është legjenda e radhës e futbollit në Angli që flet për Armando Brojën. Ish-sulmuesi i Arsenalit ka arritur të shënojë 128 gola me topçinjtë dhe kjo shifër i jep të drejtën për të pasur një nuhatje të fortë. I pyetur nga gazetarët sa i përket përgjigjes befasuese të Sterling, që e konsideroi Armando Brojën si lojtarin më të shpejtë në botë, Ian Wright u përgjigj: “Sterling, e kishte seriozisht?”.

Vetëm këtu ishte ndarja e mendimeve, pasi ish-futbollisti i topçinjve beson po aq sa Sterling se Broja ka të ardhme të madhe. “Ky lojtar ka shumë fuqi. Ka pritshmëri të madhe për të, sidomos nga Shqipëria. Por fakti është se Broja është ylli i radhës në progres te Chelsea, ai është e vërteta e këtij klubi. E keni dëgjuar këtu për herë të parë nga mua, Armando Brojë është “i vërteti”, tha Wright duke paralajmëruar shpërthimin e sulmuesit shqiptar në nivelet më të larta. /Sport Ekspres/

Generated by Feedzy