Struga e Shpëtim Duros është shumë pranë grupeve të Conference League, islandezët që e presin në Play Off u mundën 6-2

Struga ka më shumë shanse që të futet në grupet e Conference League. Ndryshe nga Ballkani që pret Bate Borisov dhe Partizani që mund të ndeshet me Astanën apo Ludogorest, shorti i Strugës ishte më i lehtë. Ekipi i drejtuar nga Shpëtim Duro do të përballet me humbësin e çiftit Zrinjski-Breidablik, pra me islandezët.

Kjo pasi Zrinjski që eliminoi vjet Tiranën nga Conference League, këtë herë fitoi ndeshjen e parë me shifrat 6-2 ndaj Breidablik. Islandezët kushtojnë vetëm 2,65 milionë euro në Transfermarkt dhe Struga do të jetë favorit kundër tyre nëse nuk gabon rrugën për të shkuar në Play Off. /Sport Ekspres/