Studentët akuzojnë Bajramin për bllokimin e themelimit të Unionit Nacional të Studentëve të Kosovës

Përfaqësuesit e studentëve të tri Universiteteve më të mëdha në vend, Universitetit të Prishtinës ,Prizrenit dhe Pejës kanë akuzuar ministrin Arsim Bajrami për anulimin e Udhëzimit Administrativ për themelimin e Unionit të Studentëve të Republikës së Kosovës , sipas tyre ministri Bajrami pa arsye ka anuluar vendimin e marrë nga ai dhe i cili është dashur të themelohet deri me 18 dhjetor 2015.

Më poshtë e gjeni të plotë reagimin e studentëve :

Përfaqesusit e studentëve të tri Universiteteve Partnere të Projektit për themelimin e Unionit Nacional të Studentëve të Kosovës. Nga Univeraiteti i Prishtines, ai i Prizrenit dhe i Pejës.

Reagojmë ashpër kunder anulimit të Udhëzimit Administrativ për themelimin e USRK-së nga ana e ministrit Arsim Bajrami. Këtë e shohim si tendencë për të vonuar procesin e themelimit pa ndonjë arsye.

Themelimi i USRK-së sipas vetë vendimit të marrë më parë nga ana e ministrit është dashtë të përfundon më datë 18 dhjetor të këtij viti. Por pa pritmas është anuluar ky UA pa ndonjë arsye. Kjo tregon edhe mos seriozitet nga ana e ministrisë ndajë donatorëve të këtij projekti pasi që ka një kohë të gjatë që po vonohet ky proces nga ana e ministrit. Themelimi i këtij Unioni është në interes te të gjithë studentëve të Kosovës dhe ne kërkojmë nga ministri që në afat sa më të shpejtë ta fuqizojë Udhëzimin Administrativ në menyrë që t’i hapët rrugë themelimit të USRK-së dhe të mundësohet antarsimi i studentëve të Kosovës në organizatat ndërkombëtare të studentëve./republikaonline/