Studimi i CNN: 13 vjeçarët bëjnë shumë selfie

Një studim i cili është kryer nga televizioni CNN thotë se adoleshentët e moshës 13 vjeçare, i përdorin rrjetet sociale jashtëzakonisht shumë.

Disa prej tyre i kontrollojnë rrjetet sociale deri në 100 herë në ditë, kurse shumica e gjërave që atyre iu servilet janë mesazhe të pacensuruara dhe me përmbajtje seksuale.

Adoleshentët e sot janë shumë të dhënë mbas telefonave celularë.

Njëra nga vajzat pjesëmarrëse në studim tregoi se bënte 100 deri në 200 selfie në ditë, kurse një tjetër tha më mirë të rri një javë pa bukë sesa pa celular”.

Studiuesit po ashtu zbuluan shumë mesazhe kërcënuese nga bashkëmoshatarët, foto nudo dhe gjuhë vulgare.

Ata gjetën se efektet negative të këtyre postimeve në median sociale neutralizoheshin kur prindi merrte një rol aktiv duke monitoruar llogaritë e fëmijëve të tyre në median sociale bashkë me ta. /Xlpress/