Suedia ka regjistruar fitore prej 2-1 kundër Danimarkës në ndeshjen e parë të barazhit për ‘Euro 2016’ që u zhvillua në ‘Friends Arena’ në Solna.
Skuadra nikoqire bëri lojë më të mirë në pjesën e parë, ndërsa realizoi vetëm një gol, edhe pse Ibrahimovic dhe Berg kanë mundur të bëjnë më mirë me shanset e tyre.
Goli i avantazhit erdhi në fund të gjysmës së parë, ndërsa realizues ishte Emil Forsberg (45’).
Në fraksionin e dytë u akordua penalti në favor të suedezëve dhe Zlatan Ibrahimovic ishte i pagabueshëm (50’).
Angazhimi i danezëve ishte i jashtëzakonshëm në vazhdim të lojës, por përkundër rasteve të shumta, arritën të shënonin vetëm një gol.
Nicolai Jorgensen reagoi më së miri në zonë duke e konvertuar në gol asistimin e Jorgensen (80’).
Ndeshja e kthimit zhvillohet në Danimarkë, ashtu që gjithçka është e hapur, edhe pse Suedia ka një epërsi jo bindëse.
Përmendim që për Danimarkën në këtë sfidë nga minuta e parë u angazhua Riza Durmishi.
Sfida tjetër e zhvilluar në mes Ukrainës dhe Sllovenis i takojë ekipit venda që fitojë me rezultat 2:0. Golashenus në këtë ndeshje ishin Andriy Yarmolenko (23’) dhe Yevhen Seleznyov (54’)./Telegrafi/