Sulmet në Paris: Identifikohet edhe sulmuesi i tretë

Policia franceze ka arritur të identifikojë edhe sulmuesin e tretë që hodhi vetën në erë gjatë sulmeve të Parisit.

Sipas mediave franceze, ende nuk janë dhënë detajet për sulmuesin e tretë, por gazeta franceze La Parisien ka arritur të zbulojë se identiteti i tij është Fouad Mohamed-Aggad, nga Strasburg, shkruan BBC, transmeton Gazeta Blic.Sipas gazetës, ai ishte kthyer në Francë nga Siria.Gjatë sulmeve në Bataclan mbetën të vdekur më shumë se 90 persona.