Supozohet të jetë vrarë lideri i ISIS-it në Libi

Një sulm ajror i forcave amerikane ka mbytur një nga krerët e ISIS-it në Libi.

Një sulm i kryer në qytetin Darnah ka vrarë një nga krerët e ISIS-it, i njohur si Abu Nabil, shkruan Daily Mail, transmeton Koha.net.

Një zyrtar ushtrisë amerikane ka konfirmuar se sulmi ajror është kryer nga njësia F-15, pak kohë pas sulmeve të Parisit.

Nabil mendohet të ketë qenë i dërguar në Libi nga lideri ISIS-it, Ebu Bekr el-Baghdadi më herët gjatë verës, në përpjekje për të negociuar një aleancë me disa grupe terroriste lokale.