Synohet integrimi evropian, s’ka ekspertë për integrime evropiane (Video)

Implementimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit kërkon ekspertizë për shumë fusha, ndërkohë që ekspertët kosovarë të fushës së integrimeve evropiane janë arsimuar kryesisht në universitetet ndërkombëtare.

Legjislativi dhe ekzekutivi kanë pranuar mungesën e ekspertëve të kësaj fushe dhe nevojën për t’i pasur ata.

Njohësit e integrimeve evropiane ia lënë fajin kurrikulave arsimore universitare, pasi ato nuk janë të harmonizuara për t’i përgatitur ekspertët e ndryshëm të këtyre çështjeve.

Por, me këtë konstatim nuk pajtohet Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, ndonëse nuk deklarohet për plan-programet e institucioneve të arsimit të lartë, pasi sipas tij ato janë autonome në çështje të tilla akademike. /Tribuna Channel/