Tableta Maja tregon për sekretet e “Mbretëreshës Gjarpër”

Një tabletë e gjendur në një tunel nën tempullin kryesor të qytetit të lashtë Maja El Perú-Waka’ në Guatemalën veriore ka treguar sekrete në lidhje me atë të cilës arkeologet i referohen si ‘periudha e erret’ në historinë e Majave.

Hieroglifët e ngatërruara dhe të vështira për tu deshifruar janë ende në proces deshifrimi nga arkeologet, por deri tani është kuptuar që tregojnë historinë e dhunshme të një ‘mbretëreshë gjarpër’ gjashtë shekullore.

Tableta daton në vitin 564, një kohe kur dy dinasti mbretërore po luftonin për fuqinë, gjë që ka ndodhur qindra vjet përpara rënies se civilizimit Maja, gjë që ende mbetet një prej mistereve më të mëdha të arkeologjisë.

Tabletat e gurit të gdhendura nga Majat e lashtë kanë qenë thelbësore për të na ndihmuar tëe kuptojmë dhe të zbulojmë civilizimin e tyre, dhe janë zbuluar shumë prej tyre nëpër rrënojat Maja.

“Sundimtaret e mëdhenj kishin kënaqësi të përshkruanin fatkeqësitë si një prelud për suksesin”,tha drejtuesi i kërkimeve David Reidel, PhD, një profesor në antropologji në Arte dhe Shkencë në Universitetin e Uashingtonit, St. Luis.

“Këtu mbretëresha Gjarpër, Ikoom, mbizotëroi në fund.”

Tableta e gurtë ka qëndruar e ekspozuar elementeve për qindra vite – përpara se të varrosej si një sakrificë në një funeral për një mbretëreshë tjetër.

Epigrafi Stanley Gunter, i cili deshifroi tekstin, beson se tableta fillimisht i dedikohej Mbretit Wa’oom Uch’ab Tzi’kin.

Informacioni në tekst mundëson një kapitull të ri në historinë e mbretërisë së lashte të Waka dhe marrëdhëniet politike që kishte me mbretëritë më të fuqishme në periudhën Klasike të botës Maja.

Ndërkohë që mbretëresha Ikoom ishte njëe paraardhëse e një prej mbretëreshave më të mëdha të civilizimit Klasik Maja, mbretëreshe që sundoi në El Perú-Waka’ për më shumë se 20 vjet, se bashku me bashkëshortin e saj, mbretin K’inich Bahlam II.

Ajo ishte qeverisësja ushtarake e mbretërisë Wak për familjen e saj, shtëpia imperiale e Mbretit Gjarpër, dhe ajo mbante titullin “Kaloomte”, të përkthyersi “Luftëtarë Suprem”, dhe kishte më shumë autoritet se sa bashkëshorti i saj, mbreti.

Rreth vitit 700, Stela 44 u soll në tempulli kryesor të qytetit më urdhrin e Mbretit K’inich Bahlam II për tu varrosur si një sakrifice, mëshume mundësi si pjesë e ritualeve të funeralit për gruan e tij, mbretëreshën Kaloomte’ K’abel.

Megjithatë tableta është ende në studim nga arkeologet dhe ato shpresojnë të mund të zbulojnë ende më shumë në lidhje me këtë çështje.