Tahiri – Kurtit: Ky kuvend të duhet veç kur të vjen ngushtë

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, iu drejtua kryeministrit, duke i thënë që ta ndryshojë qasjen.

Ai i tha atij se kuvendi i duhet siç u shpreh ai ” veç kur t’i vjen ngushtë”.

“Të gjithë jemi të vetëdijshëm për situatën e cila ka qenë buzë një rreziku shumë të madh dhe si rrjedhojë, të gjitha partitë opozitare, edhe ne në kuvend, kemi vendosur ta mbajmë retorikën poshtë, në mbështetje të kryeministrit tonë, sepse është në ballafaqim me Serbinë”.

“Ty kryeministër, ky kuvend të duhet veq kur të vjen ngushtë, të ka ardh ngushtë me referendum, e ke sjell rezolutën, të ka ardh ngushtë më zgjedhjet në Serbi, të kemi mbështet, sot a po e sheh si po rrimë të qetë, sepse po e dimë që vendi është në rrezik, vendi ka qenë në rrezik, andaj qasjen ndryshoje, fokusi mos të jetë në elemente të vogla, të cilat na sjellin në situatë ku me të vërtetë duhet të kthehemi me kokëulur”, u shpreh ai.