Talenti i mahnitshëm i të riut kosovar (FOTO)

Secili njeri ka historinë e tij, jo vetëm ata që na servojnë mediet tona, jo vetëm historitë e tyre janë të pëlqyeshme, pasi që ka shumë histori të tjera që ne nuk i dimë dhe nuk i njohim, por veçantia e tyre është tejet e madhe. Rëndësia e historisë së tyre është e rëndësishme jo vetëm për jetën e tyre, jo vetëm për shoqërinë kosovare, por gjithë njerëzimin. E tillë është historia e një të riu vushtrrias, i cili historinë e tij e filloi që në moshën 8 vjeçare.

Historia e tij filloi me prishjen e një kompjuteri, dhe ai si fëmijë që synonte perfeksionin dhe interesin për çdo gjë teknologjike, kishte kureshtjen se në brendi të shtëpizës, kishte vetëm një pajisje. Por, me hapjen e saj, ai kuptoi që brenda kësaj bote teknologjike ekzistojnë shumë pajisje të tjera, që me koordinimin e tyre e japin rezultatet që ne i kërkojmë.

Dhe nga ai moment, ky fëmijë talent, për t’i rritur njohurit e tij në këtë prirje, filloi leximin për pajisjet e kompjuterit siç janë: hardisku, ram memoria, procesorin, kartelen grafike e pajisje të tjera. Dhe për çudi, për fat të mirë dhe përkundër talenteve të tjerë, ky i ri kishte fatin që edhe mësuesit dhe gjithë shkolla ta përkrahin në talentin dhe idetë e tij eksperimentuese.

roboti1

Kështu, interesi i tij vazhdoi çdo herë e më shumë për shkencat kompjuterike, me që rast në shkollën e mesme të ulët mori pjesë në një garë të shkencave kompjuterike, ku së bashku me të tjerët, arriti të bëjë një film me anë të programimit. Për këtë krijim, u shpërblyen nga USAID-i me një pako dhuratash.

Në brendësinë e asaj pakoje ishte fillimi i një epoke edhe më të artë për një talent siç ishte i riu vushtrrias. E në atë pako gjendeshin disa pajisje, prej të cilave kishe mundësi krijimin e një roboti. Këtu filloi zhvillimi i talentit të tij, të një të riu, i cili teknologjinë e kishte talent, dhe nga ato pajisje krijoi një qenë shumë delikat. Për atë momente talenti i kësaj episode thotë “ishte ndjenja që nuk e kamë përjetuar kurrë”.

Dhe suksesi i tij, roboti, pati mundësi të shfaqet nëpër gara ndërkombëtare. E këtë e bëri në një panair të shkencave të kulturës dhe teknologjisë, i cili u organizua në vendin tonë. Dhe fjalët e djalit për këtë ngjarje ishin “kur vinin vizitorët u mahniteshin nga ky projekt, dhe nga mosha rinore që ne kishim”.

Me gjithë këtë sukses, i riu talentues nuk e ndaloi imagjinatën e tij, por ai vazhdoi në krijimin e një piste në të cilën ky robot do të lëvizte.

roboti2

Dhe ky projekt, do të prezantohet me datë 28, 29 dhe 30 nëntor të vitit 2015 në panairin e kulturës dhe teknologjisë. Ku në këtë panair do të ketë pjesëmarrës të talenteve nga të gjitha shkollat kosovare, por edhe nga Maqedonia, Mali i Zi, Shqipëria dhe shkolla të tjera nga Ballkani.

Ky rrëfim, i cili është më shumë gazetaresk, nuk është vetëm rrëfim e as histori, por as episod e një të riu talentues. Ky shkrim paraqet më shumë eksperiencat e një talenti, që për fat Kosova e ka, dhe për të mirën e të gjithëve edhe mësuesit e ndihmojnë për ta perfeksionuar talentin e tij.

E vendi ynë, jo edhe shumë iu jep rëndësi këtyre talenteve, sepse në shumë fusha të tjera kemi talent të tillë, por për fat të keq vetë sistemi arsimor nuk i përkrah talentët e tillë. /rilindja/