Tani janë plazhet e Europës në shenjestrën e ISIS

Gazeta gjermane “Bild” ka lëshuar alarmin për sulme terroriste në Europë, kryesisht në plazhet e Italisë, Spanjës dhe Francës. E përditshmja gjermane u referohet shërbimeve sekrete italiane dhe gjermane.

Sipas “Bild”, terroristët mund të vishen si shitës ambulantë dhe të hedhin veten në erë në plazh. Sipas një zyrtari të lartë të sigurisë në Gjermani, ISIS po koncepton një dimension të ri të terrorit, pasi sipas tij plazhet nuk mund të mbrohen.

Terroristët do të përdorin armë dhe mund të vendosin eksploziv mes shezllonëve dhe çadrave të plazhit, ashtu siç bënë vitin e kaluar në Tunizi.