Të drejtën për rimbursim e kanë humbur 320 qytetarë

Kuponët e mbledhur fiskalë për rimbursim u kanë shkuar dëm disa qytetarëve, për shkak se në zarf u kanë qëlluar kuponë jo të rregullt.

Një qytetare nga Prishtina ka thënë për gazetën se Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) e ka njoftuar se zarfi me kuponë nuk i është pranuar, për shkak se në të ka pasur kuponë jo të rregullt, shkruan sot Koha Ditore.

“Ma kanë shkruar një përgjigje në email që në njërin prej zarfeve ka pasur dy kuponë jo të rregullt, njëri me vlerë 100 euro dhe tjetri me vlerë më të vogël”, ka thënë ajo.

Sipas saj, për këtë nuk i janë rimbursuar paratë për atë zarf me kuponë që e ka dorëzuar në ATK. Ajo ka thënë se nuk e ka ditur se ai kupon është jo i rregullt dhe, sipas saj, për këtë duhet të dënohen bizneset.

Por, sipas të dhënave të ATK-së, numri i qytetarëve që nuk u janë rimbursuar mjetet për shkak të kuponëve jo të rregullt është simbolik.