”Të Kuqtë” nuk kanë të ndalur (Video)

Ecuria fantastike e Liverpool-it ka vazhduar edhe sonte, pasi që skuadra e Jurgen Klopp e shkatërroi Southamptonin me rezultat të thellë prej 1-6 në ndeshjen e vlefshme për Capital One Cup

”Të Kuqtë” pësuan gol qysh në minutën e parë nga Sadio Mane, mirëpo gjatë pjesës së parë Liverpooli i shënoi tre gola përmes Sturridge (dy herë) dhe Origi-t (një herë) për të përmbysur rezultatin në 1-3.

Edhe në pjesën e dytë pamë shkëlqimin e Liverpool-it, ku ata shënuan edhe tre gola, dy nga Origi, i cili kompletoi hat-trick sonte dhe një nga i riu Jordon Ibe për rezultatin final 1-6.

Pas këtij triumfi të rëndësishëm, Liverpool-i vazhdon në rrethin tjetër të këtij kompeticioni, ndërsa shorti për ndeshjet e rradhës do të hedhet pas pak./Sportali.net

https://youtu.be/2iEzwiPnG8Y