Të rinjtë shqiptarë që fituan garën e NASA-s arrijnë në stacionin hapësinor në Florida (Foto)

Ky është grupi i të rinjve kosovarë që kanë fituar një projekt ndërkombëtar në NASA.

Fotografia e postuar nga grupi i të rinjve, tregon se ata kanë marrë me vetë flamurin e Kosovës dhe atë të Shqipërisë.

“Ëndrra u realizua! #NatEv dhe ICK pushtojnë NASA-në. Falënderim i veçantë të gjithëve për përkrahjen!”, shkruajnë ata.

Ky grup kishte në plan ta vizitonte NASA-n në shtator, por për shkak të një shpërthimi të një rakete, vizita ishte shtyrë deri në këtë kohë.

Ata kanë udhëtuar drejt stacionit hapësinor të NASA-s në Florida të SHBA-së.

Natev nga Kosova është fitues i “People’s Choice Award” të NASA Space Apps Challenge 2015.