Në Gjilan dje janë arrestuar dy burra, të cilët dyshohet se kanë shtënë me armë zjarri ndërmjet veti, me ç’rast është plagosur njëri prej tyre.
Policia e Kosovës përmes një komunikate ka bërë të ditur se i plagosuri është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, transmeton Koha.net.
“Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë të tipit Zvor, cal- 7.65 mm, një karikator me 5-fishekë, dhe një gëzhojë cal-7×65 mm dhe një veturë e cila dyshohet se është përdorur në rast”, thuhet në komunikatën e PK-së.
Me vendim të prokurorit i dyshuari, i cili dyshohet se ka përdorur armën është dërguar në mbajtje, ndërsa edhe i dyshuari, i cili është duke u trajtuar në QKUK ka masën e ndalimit dhe është nën përkujdesje policore.