Letër e hapur Presidentes Atifete Jahjaga, Kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli, Kryeministrit Isa Mustafa, Ministrit të jashtëm Hashim Thaçi dhe Ministres për dialog Edita Tahiri, ose: Disa pyetje hipotetike për një (mos)Marrëveshje hipotekuese
I ndihmon apo i dëmton serbët e Kosovës instrumentalizimi nga Beogradi?
Po shprehja “komuna serbe”, a nuk është edhe antiligjore, antikushtetuese dhe thënë kushtimisht edhe antievropiane? As Kushtetuta e Kosovës, as Legjislacioni i saj dhe as Karta Evropiane, madje as legjislacioni i Serbisë, nuk njohin atributin eksluzivist etnik për Komunat, përse t’i imponohet kjo Republikës së Kosovës?! A nuk e cënon kjo “risi” karakterin e sforcuar qytetar, multietnik e gjithpërfshirës të Republikës së Kosovës?
Komuna e Preshevës nuk cilësohet si komunë shqiptare. Madje as Komunat me shumicë shqiptare në Kosovë nuk emërtohen si Komuna shqiptare, as Mamusha me shumicë etnike turke, nuk cilësohet si komunë turke; përse ky dallim vetëm për komunat serbe, madje edhe atëherë kur kanë shumicë të diksutueshme etnike?! A nuk është e drejtë elementare që të insistohet që çështje të ngjashme të trajtohen dhe të zgjidhen jo me kute të ndryshme, por me standarde e formula të njëjta?!
Në grupin e komunave “serbe” janë përfshirë edhe komuna që ishin objekt i zbrazjes së dhunshme etnike dhe procesit gjenocidal të deshqiptarizimit dhe serbizimit, si Mitrovica e veriut, e Zveçani, si dhe komuna të reja të fabrikuara gjatë procesit të famshëm të “decentralizimit”, si Artana, Mitrovica e përtej Ibrit dhe Kllokoti, me arnime absurde e jo funksionale territoriale me qëllimin e vetëm për t’u siguruar gjerësi enorme territoriale, pozitë të rëndësishme gjeostrategjike dhe shumicë artificiale etnike; a mund të legalizohen tashti këto komuna si komuna eksluzivisht serbe, dhe çka do të thoshte kjo për masën jo të vogël të shqiptarëve dhe pjesëtarëve të komuniteteve tjera në këto komuna dhe sidomos për ata që janë dëbuar që andej? Ka madje edhe komuna që me numrin e vërtetë të banorëve as që janë shumicë serbe; si mund çertifikohen aq lehtë ato si “Komuna serbe”?!…A është kjo ligjore dhe kushtetuese dhe kush e ka të drejtën ta legalizojë një inxhiniering të tillë segregacionist e luftënxitës, të dënueshëm me konventa ndërkombetare?!
Ligji aktual i vetëqeverisjes lokale dhe madje edhe Rregullorja e dikurshme e UNMIK-ut kushtëzon ndryshimin e kufijve të komunave me pëlqimin paraprak të banorëve të tyre; a ka të drejtë dikush të ndryshojë sërish, kufijt e Mitrovicës edhe më parë të ndryshuar të sakatuar e përgjysmuar, pa pyetur fare as qytetarët aktualë të Mitrovicës e aq më pak ata që janë dëbuar me forcë nga vatrat e tyre?! Si motivohet dhe ku synon të dalë ky riarnim e rikomponim territorial? Organizata prestigjioze Grupi Ndërkombëtar i Krizave (“ICG”), në Raportin “ Kosova dhe Serbia rruga drejt normalizimit”, dy vite më parë e artikulonte dhe paralajmëronte ( madje edhe me njëfarë tumirjeje!) si: “ Zgjidhje e mosmarrëveshjes për veriun e Kosovës duke i dhënë pushtet të madh vetëqeverisës,… . “Fillimisht hezitues, Beogradi dhe Prishtina duken më të dhënë pas kësaj ideje, edhe pse e shohin ndryshe. Kërkimi për prece – dentë dhe modele, shkon nga Alto Adige (Tiroli i Jugut) në Itali, deri në Tajvan, dhe nga Irlanda e Veriut deri në Vatikan. Disa sugjerojnë se veriu ka nevojë për modelin e vet unik, dhe jo për një model që është hartuar për kushte të ndryshme lokale. (164) Një shembull i tillë është tek fqinjët e afërt, sidoqoftë, kjo meriton konsiderata të kujdesshme: lokaliteti më i vogël boshnjak, Republika Srpska (RS).(165).
A nuk del, pra, e gjithë kjo ndërmarrje e (ab) “normalizimit” një mashtrim i madh dhe i rrezikshëm, për Republikën e Kosovës dhe të ardhmen e saj si tërësi dhe për secilin komunitet të saj? Nëse “rruga e normalizimit” kalon nëpër shtigje të tilla, pse nuk i hapet kjo rrugë edhe komunave të Luginës së Preshevës, Sanxhakut, etj?
A nuk del, pra, e gjithë kjo ndërmarrje e (ab) “normalizimit” një mashtrim i madh dhe i rrezikshëm, për Republikën e Kosovës dhe të ardhmen e saj si tërësi dhe për secilin komunitet të saj? Nëse “rruga e normalizimit” kalon nëpër shtigje të tilla, pse nuk i hapet kjo rrugë edhe komunave të Luginës së Preshevës, Sanxhakut, etj?
Sipas marrëveshjes së parafuar,”Zajednica”, në paragrafin 9, “Promovon interesat e komunitetit serb të Kosovës në raport me autoritetet qendrore”! Si mund të kuptohet ky segregacion e (vetë) diskriminim i marrëveshur, brenda komunave të trajtuara si Komuna serbe!? A do të thoshte kjo se “Zajednica”, pos që përjashton shqiptarët dhe “të tjerët”, mëton të monopolizojë përfaqësimin edhe të serbëve të komunave tjera, ku ata janë pakicë?! Çka do të thoshte kjo për funksionimin qytetar e demokratik, si postulatkushtetues iRepublikës së Kosovës?! Pastaj, si do të reflektohej ky subordinim dhe uzurpim i pushtetit lokal, nga ekspozitura e Beogradit, në vetë komunat me shumicë etnike serbe, brenda “zajednices” së projektuar? A nuk po dëmton, margjinalizon dhedekurajon serbët kosovarë, të integruar në realitetin e ri në Kosovë, ky monopolizim pushteti e përfaqësimi nga “zajednica” e listës serbe, e sajuar dhe e dirigjuar nga Beogradi?! Do ta ndihmonte apo do ta pamundësonte ky decentralizim i centralizuarnga Beogradi, funksionimin dhe madje edhe përfaqësimin e decentralizuar demokratik edhe në komunat me shumicë etnike serbe?!
Me marrëveshjen e fundgushtit si edhe me atë të prillit, parashihet edhe “delegim i mëtejshëm i kompetencave nga autoritetet qendrore te “Zajednica” (po, jo tek komunat dhe as te Asociacioni gjithëpërfshirës!)! “Zajednica” nga ana e saj monopolizon dhe subordinon komunat e përfshira brenda saj! A nuk prodhon kjo një pushtet të ri, krejt special dhe jo kushtetues në Republikën e Kosovës dhe a nuk përngjan kjo siparahistoria e “Republika srpskes”, në Bosnje? Marrëveshja e parë e parimeve kishte si referencë bazën ligjore të formulave të saj, ligjin e aplikueshëm dhe Ligjin Kushtetues. Mund të kuptohet se Ligji i aplikueshëm është Ligji i Kosovës, por i kujt është Ligji Kushtetues, të cilin nuk e ka Kosova, por e ka Serbia?! Kah po shkon kështu Kosova?
Me marrëveshje të parafuar me kryeministrin e Serbisë, kryeministri i Kosovës (vetë) obligohet që të aplikojë madje edhe modalitetet e vendimmarrjes dhe legjitimimit institucional të papresedan në praktikën kosovare, të marrëveshjeve, që me anë të“dekretit qeveritar drejtpërdrejtë të aplikueshëm” ta rilegjitimojë, ta zgjerojë e fuqizojë edhe përtej “Marrëveshjes së normalizimit” “Zajednicen” antikushtetuese, kurse, ndërkohë, Ministri i tij i Jashtëm, nënshkruan marrëveshje për rrudhje territoriale të Republikës së Kosovës, në favor të Malit të Zi”!!! Rrudhje territoriale, rrudhje institucionale e funksionale, rrudhje e degradim moral …! Ku po shkojmë kështu?!
Për më tepër, në pikën e fundit të marrëveshjes që ka të bëjë me Energjetikën dhe pasuritë përkatëse, në pjesën e titulluar: “Mohimi” (?!) qëndrojnë pranë e pranë, si njëfarë ujdie e pajtimi, dy formula:
“Kosova konsideron se, në pajtim me Kushtetutën dhe Ligjet e Kosovës, dhe ligjin ndërkombëtar, përkatësisht UNSCR 1244 dhe Rregulloret përkatëse të UNMIK-ut, prona brenda territorit të Kosovës është në pronësi të Republikës së Kosovës.
“Serbia konsideron se, në pajtim me ligjin vendor dhe ndërkombëtar, përkatësisht UNSCR 1244, prona brenda territorit të Kosovës është në pronësi të Serbisë, sipas rregullimit specifik provincial dhe në pajtueshmëri të plotë me Kushtetutën e Serbisë.
Çka mohon dhe çka pohon, kjo pjesë e aktit të parafuar edhe nga kryeministri i Republikës së Kosovës?! A është “marrëveshje “apo “derivat i marrëveshjes”, “plan veprimi” e “rregullativë zbatimi?” A është Marrëveshje apo Mosmarrëveshje? Nëse është mospajtim, pse shitet si marrëveshje? Ndërkaq, nëse është pajtim, çka do të thotë në fakt ky pajtim? Pajtim për mospajtim, apo pajtim për njëfarë mesi e “modus vivendi”, midis shtetit të Serbisë dhe Republikës (jo shtetit!) të Kososvës? A nuk është në këto valë edhe pranimi i përfaqësuesve të lartë të Kosovës që në emër të Kosovës të nënshkruajnë “marrëveshje”, derivat marrëveshjeje, ujdi a quaje si të duash, në të cilën emri Kosovë shënohet nën asterisk dhe fusnotën e famshme e gozhduese në kornizën e Rezolutës 1244?
Po nocioni “model provincial”, çfarë domethënie ka dhe çfarë kërkon në këtë “marrëveshje”?
A ka të drejtë ndokush, cilido qoftë ai, të bisedojë dhe të merret vesh me Serbinë që jo vetëm që nuk të njeh lirinë, shtetësinë, pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial, por edhe i shfaq hapur e pa u përmbajtur fare pretendimet ekspasioniste, aneksioniste e sunduese ndaj Kosovës, territorit dhe pasurive të saj?! A është autorizuar dikush që të “dialogojë”, me kreun shtetëror serb, në raporte pabarazie, inferioriteti e njëanshmërie frapante, madje edhe për çështje të brendshme të Kosovës, në kundërshtim me rekomandimet e rezolutave të Kuvendit të Kosovës, në kundërshtim me Ligjin, me Kushtetutën dhe me koneventat ndërkombëtare dhe, në përplasje të drejtpërdrejtë e arrogante madje edhe me Kodin Penal të Kosovës, i cili në nenin 124, e cilëson: tradhëti ndaj vendit dhe ndëshkon rëndë, “nënshkrimin dhe pranimin e okupimit apo aktin e kapitullimit të shtetit” dhe “nënshkrimin e marrëveshjes ndërkombëtare ose ndonjë akti me të cilin pjesë të territorit të Republikës së Kosovës jepen apo lihen nën sovranitetin e ndonjë shteti tjetër”?!
A nuk është loja eventuale me fatin e vendit dhe tokave të tij, një lojë tepër hazarde dhe plangprishëse që dëmton dhe rrezikon vendin, paqen por edhe vetë lojtarët e këtij ruleti vetërrënues!?
-Po është marrëveshje ndërkombëtare dhe është obligim ndërkombëtar e nuk mund të tërhiqet nënshkrimi tashmë i hedhur në letër, do të thotë dikush, siç edhe po thuhet shpesh?
Dakord. Nëse nënshkrimi i hedhur nuk ka si të tërhiqet, a mund të ketë tërheqje nga marrëveshja dhe a nuk është kjo një e drejtë dhe një praktikë krejt normale dhe e ligjshme ndërkombëtare? Aq më tepër një marreveshje e padrejtë, e paratifikuar, e imponuar me joshje e trysni, me dredhi e me dy-tri kuptimësi?
A është obligim një marrëveshje që nuk është marrëveshje, një letër që herë quhetMarrëveshje e herë, ujdi, herë dakordim, herë derivat e rregullativë për zbatim…? A është marrëveshje ndërkombëtare, një tekst pa formë, pa format e aparaturë marrrëveshjeje, të cilën pala tjetër nuk e pranon si marrëvshje dhe nuk e trajton të tillë, por e quan një akt të brendshëm, sipas sistemit provincial dhe nuk e dërgon fare në Parlament për ratifikim? A është një marrëveshje e paratifikuar e obligueshme për palën tjetër?
A është tërheqja nga marrëveshja e drejtë kushtetuese dhe konvencionale?
Për më tepër, a është në harmoni me Konventën për Marrëveshjet Ndërkombëtare një (mos) marrëveshje me nocione nyje dhe formula dy – tri kuptimëshe? A është e zbatueshme një (mos) marrëveshje dy-tri kuptimëshe dhe kush e merr përgjegjësinë për (mos) zbatimin e saj: ai që e ka ratifikuar dhe është vetobliguar, apo ai që nuk e ka ratifikuar dhe rrjedhimisht nuk ka obligim? Dhe para së gjithash e mbi të gjitha, a është e obligueshme një marrëveshje e imponuar, mashtruese, proceduralisht dhe substancialisht difektuoze dhe praktikisht e pazbatueshme dhe kundërproduktive?!
Po dispozitat e Kushtetutës dhe Ligji mbi Marrëveshjet Ndërkombëtare a nuk e parashohin dhe legjitimojnë të drejtën dhe instrumentin e tërheqjes nga marrëveshja, suspendimin ose anulimin e saj dhe a nuk saktësojnë madje edhe procedurën dhe rrjedhen e procesit të tërheqjes nga marrëveshja?!
Kushtetuta e Kosovës
Neni. ( Ratifikimi i marrëvshjeve ndërkombëtare)
4. Amendamentimi ose tërheqja nga marrëveshjet ndërkombëtare do të kenë të njejtën procedurë të vendim marrjes sikur ajo e ratifikimit të marrëveshjeve ndërkombëtare.
5. Parimet dhe procedurat për ratifikimin dhe kontestimin e marrëveshjeve ndërkombëtare rregullohen me ligj.
Ligji për Marrëveshjet Ndërkombëtare
Neni 18
Tërheqja nga marrëveshjet ndërkombëtare të Republikës së Kosovës ose suspendimi i zbatimit të tyre
1. Marrëveshjet ndërkombëtare të Republikës së Kosovës mund të tërhiqen dhe zbatimi i tyre të suspendohet vetëm në bazë të dispozitave të marrëveshjeve ndërkombëtare, normave të së drejtës ndërkombëtare dhe në bazë të procedurës së vendosur përmes këtij ligji.
2. Vendimi në lidhje me tërheqjen nga një marrëveshje ndërkombëtare të Republikës së Kosovës ose suspendimin e zbatimit të saj në bazë të normave universale të së drejtës ndërkombëtare, të referuara në paragrafin 1. të nenit 10 të këtij ligji, merret nga Kuvendi i Republikës së Kosovës me dy të tretat (2/3) e votave pas rekomandimit të Presidentit, me iniciativë të tij ose pas propozimit nga Qeveria.
3. Vendimi për tërheqjen nga një marrëveshje ndërkombëtare të Republikës së Kosovës ose për suspendimin e zbatimit të saj në bazë të normave universale të së drejtës ndërkombëtare, përveç atyre të parapara në paragrafin 1. të nenit 10 të këtij ligji, merretnga Presidenti, me iniciativë të tij ose me rekomandim të Qeverisë.
Po Konventa e Vjenës për marrëveshjet ndërkombëtare a nuk ka paraparë edhe ajo të drejtën e tërheqjes nga marrëveshja dhe arsyet dhe rrethanat në rast të të cilave tërheqja dhe pavlefshmëria e marrëveshjes është e drejtë dhe e ligjshme, si më poshtë:
KONVENTA E VJENËS
SEKSIONI 2. PAVLEFSHMËRIA E TRAKTATIT
Neni 47
Kufizime specifike mbi autoritetin për të shprehur pëlqimin e një Shteti apo një organizate ndërkombëtare…
Neni 48
Gabimi…Neni 49
Mashtrimi
Një Shtet apo një organizatë ndërkombëtare e shtyrë për të lidhur një traktat nga sjellja mashtruese e një Shteti negociues apo e një organizate negociuese mund ta përdorë mashtrimin që ka bërë të mundur pavlefshmërinë e pëlqimit të tij/saj për t’u detyruar nga dispozitat e një traktati…
Neni 50
Korrupsioni i një përfaqësuesi të një Shteti apo i një organizate ndërkombëtare
Një Shtet apo një organizatë ndërkombëtare shprehja e vullnetit të të cilëve për t’u detyruar nga dispozitat e një traktat është siguruar përmes korrupsionit të përfaqësuesit të tij/saj në mënyrë direkte ose indirekte nga një Shtet negociues apo organizatë negociuese mund të pretendojë se ky korrupsion e bën të pavlefshëm pëlqimin e tij/saj për t’u detyruar nga dispozitat e një traktati…
Neni 51
Detyrimi i një përfaqësuesi të një Shteti apo i një organizate ndërkombëtare
Shprehja nga një Shtet apo një organizatë ndërkombëtare e pëlqimit për tu kufizuar nga një traktat e cila është siguruar nga detyrimi që i është bërë përfaqësuesit të atij Shteti apo të asaj organizate nëpërmjet akteve apo kërcënimeve të drejtuara kundër tij do të jenë pa ndonjë efekt ligjor...
Neni 53
Traktatet që bien ndesh me një normë të pakundërshtueshme të së drejtës ndërkombëtare të përgjithshme (jus cogens)…
A nuk janë, në rastin e Kosovës, të pranishme dhe të dëshmueshme lehtë, të gjitha këto arsye për tërheqje nga marrëveshja e padrejtë me Serbinë?
Përveç këtyre, a nuk është edhe dallimi frapant dhe kuptimor i nocioneve thelbësore të (mos) Marrëveshje, në kundërshtim me dispozitat e Konventes se Vjenës:
Neni 32
Mjetet plotësuese të interpretimit
Ndihmë mund t’u kërkohet mjeteve plotësuese të interpretimit, duke përfshirë punën përgatitore të traktatit dhe rrethanat e lidhjes së tij, me qëllim për të konfirmuar kuptimin që vjen nga zbatimi i nenit 31, ose për të përcaktuar kuptimin kur interpretimi sipas nenit 31:
(a) e lë kuptimin të paqartë ose të errët; ose
(b) çon në një rezultat i cili është haptazi absurd ose i paarsyeshëm.
Neni 33
Interpretimi i traktateve i vërtetuar në dy apo më shumë gjuhë
1. Kur një traktat është vërtetuar në dy apo më shumë gjuhë, teksti është njësoj autoritar në çdo gjuhë, nëse traktati nuk e parashikon apo nëse palët nuk bien dakord, në rast mosmarrëveshjeje një tekst i caktuar do të ketë epërsi.
2. Një version i traktatit në një gjuhë ndryshe nga ajo gjuhë në të cilën teksti ishte vërtetuar do të konsiderohet një tekst autentik vetëm nëse traktati e parashikon apo nëse palët bien dakord kështu.
3. Termat e një traktati prezumohen të kenë të njëjtin kuptim në çdo tekst autentik.
4. Me përjashtim të rasteve kur një tekst i caktuar prevalon në përputhje me paragrafin1, kur një krahasim i teksteve autentike nxjerr në pah një ndryshim të kuptimit të cilin zbatimi i neneve 31 dhe 32 nuk e heq, atëherë do të miratohet kuptimi që i përputhet më mirë tekstit, në lidhje me objektin dhe qëllimin e traktatit.”
Pse atëherë gjith ajo drojë e gjith ai hezitim për të shfrytëzuar një të drejtë të ligjshme e të garantuar? A nuk është arsye e mjaftueshme, nga njëra anë, gjith ajo trysni e kërcënim edhe me izolim e braktisje, kurse nga ana tjetër me kushtëzime e joshje me liberalizim vizash, e marrëveshje të asocim-stabilizimit që i bëhen Kosovës si të tillë, ndërkohë që përfaqësuesit e saj kryesorë, drejtuesit kryesorë të qeverisë dhe të Parlamentit herë joshen me premtime për shpërblime të ndryshme, madje edhe me “Nobel”, e herëmbahen të shantazhuar e të kërcënuar me dosje të hapura e të pambyllura për “krime lufte” e dosje “për korrupsion e keqpërdorime të ndryshme”?!
Pse pala kosovare, sillet si skllave e një (mos) marrëveshjeje të padrejtë e hileqare, kur pala tjetër të jep aq arsye plotësuese për një përgjigje adekuate me dinjitet e racionalitet? Pse të mos ketë përgjigje adekuate ndërhyrja brutale e vagabonteske e pushtetit serbë ndaj memorialit kushtuar çlirimtarëve në Preshevë, represioni dhe obstruksioni ndaj shkollës shqipe dhe librit shqip në komunat e Luginës ose edhe gjuhës së kërcënimeve e frikësimeve pas deklarimit të përfaqësuesëve të zgjedhur të asaj ane të një asociacioni analog të komunave, në atë pjesë të banuar me shumicë shqiptare?
Pse nuk pati përgjigje ekuivalente pas tërheqjes së Beogradit nga marrëveshja lidhur me diplomat dhe nostrifikimi si dhe pas moszbatimit demonstrativ në praktikë, nga ana e saj, i pothujase të gjitha marrëveshjeve tjera?!
Pse injorohet paragrafi 14 i “Marrëveshjes së parimeve, sipas të cilit: “asnjëra palë nuk do të bllokojë, apo inkurajojë të tjerët të bllokojnë, progresin e palës tjetër në rrugët përkatëse drejt BE-së”, edhe pse pala serbe edhe deklarativisht, edhe praktikisht jo vetëm nuk i përmbahet, por, aktualisht ka intensifikuar maksimalisht angazhimin bllokues të anëtarësimit të Kosovës në UNESKO, integrimit evropian dhe ndërkombëtar të Republikës së Kosovës? Krerët serbomëdhenj të Beogradit janë angazhuar në fushatë të egër e të paskrupulltë kundër realitetit të ri, madje edhe duke e identifikuar Republikën e Kosovës me “ISIS”-in dhe shtetin islamik?!
Ka edhe sa e sa pyetje të ngjashme që imponon “marrëveshja” hileqare e sherreplotë për “Zajednicen” dhe marrëveshjet tjera si kjo, pyetje të cilat i shtrojnë çdo ditë qyetaret dhe që mbeten pa përgjegje të zyrtarëve përgjegjës?
Mund të jenë pyetje hipotetike e sugjestive, por a nuk është e tillë – hipotetike dhe madje edhe hipotekuese, sfida serioze që ka prodhuar “marrëveshja” e fundit bashkë me (mos) marrëveshjet tjera si ajo dhe, si e tillë, a imponon dhe a duron ajo edhe ndonjë sygjerim dashamirës? Nuk janë pak këto pyetje, e, megjithatë, janë vetëm një pjesë e vogël e pyetjeve të shumta që imponohen, shtrohen gjithandej dhe mund të shtohen më tej, dhe mbase janë të mjaftueshme që secili që ia do të mirën vendit, edhe bartësit e funksioneve më të larta shtetërore, madje edhe Gjykata Kushtetuese (nëse do që të funksionojë ashtu siç e ka emrin dhe mandatin, dhe jo si një noteri e zakonshme legjitimuese e vendimeve të kreut politik !) të reflektojë dhe të pyes veten: a më mirë një tërheqje e menagjueshme dhe e ndreqshme nga një (mos) marrëveshje e pakuptimtë, e padrejtë, obstruktive dhe kontraproduktive, apo një shkallimi mëtejshëm në tatpjeten dhe stërkeqjen e mëtejshme, që qysh tash po prodhon ndasi, tensione e përplasje të ashpra ndërvëllazërore dhe, për më keq, vazhdon të jetë e mbarsur me përkeqje e përdreqje të mëtejshme, me plagë jo vetëm të pashërueshme, por edhe të trashëgueshme e të regjenerueshme e pezmatuese me pasoja të paparishikueshme e të pariparueshme për të ardhmen e synuar paravajtëse të vendit, kombit dhe kauzës së përbashkët?!
Me konsideratë dhe me besim në frymën vetëmohuese e bashkuese atdhetare.